Përdorimet

Për induktim (nxitje) të ovulacion-it.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar gjatë shtatzënisë si dhe tek hemorragjitë gjenital-e abnormale të pa diagnostikuara, cist ovarian, hepatit, disfunksion tireoidal apo adenal dhe lezion intrakranial kronik (p.sh. tumor i hipofizës).

Efektet anësore

Dhimbje koke, insomnia, marrje mendsh, depresion, lodhje, trubullim të të parit, fotofobi (frikë nga drita), pështirosje, vjellje, urinim i shpeshtë dhe poliuri, hemorragji uterin-e abnormale, zgjerim ovarial dhe formacion cistik, urtikarie, dermatit, alopeci (rënie flokësh) reversibil-e.

Dozimi

50 mg P.O (nga goja) në ditë, 5 ditë duke filluar në ditën e 5 të ciklit menstrual. Nëse qëllimi nuk arrihet, mund të rritet dozimi P.O. për 5 ditë, pasi të kenë kaluar 30 ditë nga kursi i parë i terapisë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.