Vështirësitë e gjumit

Vështirësia për të fjetur (insomnia) nuk është një sëmundje. Megjithatë, mund të jetë simptomë e problemeve të tjera si stres, depresion, ankth, dhimbje ose problemet e prostatës (prostata). Në mënyrë alternative, mund të jetë edhe një problem i përkohshëm i shkaqeve të panjohura. Ndërkohë që vështirësitë e gjumit zakonisht mund të jenë të përkohshme, ndonjëherë ato mund të bëhen edhe kronike.

Nuk ekziston një normë ideale gjumi. Disa njerëz kanë nevojë për shumë pak gjumë dhe prapë janë mirë gjatë gjithë ditës, disa të tjerë kanë nevojë për më shumë gjumë. Me rritjen e moshës, zakonisht kemi nevojë për më pak gjumë. Njerëzit e moshuar, shpesh nuk kanë probleme për të rënë në gjumë, por flenë shumë pak. Arsyet e mundshme të pagjumësisë mund të jenë dhimbja, ngritja për të shkuar në tualet, fjetja shumë herët, vështirësitë e frymëmarrjes ose gërrhitja.

Apnea e gjumit

Apne e gjumit shihet shpesh tek ata që gërrhasin. Është ndalimi i të marrit frymë gjatë gjumit për rreth 20-30 sekonda. Mund të jetë një bllokim në rrugët e frymëmarrjes i cili e shkakton këtë gjendje. P.sh. mishi huaj në hundë apo devijimi i septum-it të hundës, zmadhimi i bajameve apo adenoideve, zmadhimi i rrënjës së gjuhës apo pakësimi i tkurrjes së muskujve të fytit. Shihet shpesh tek ata persona që janë mbipeshë, me qafë të shkurtër dhe të gjerë. Mundet që edhe disa ilaçe apo disa probleme anatomi-ke të fytyrës të shkaktojnë të njëjtën gjë.

Çfarë mund të bëni për të dhënë ndihmë?

Mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës, nëpërmjet:

  • Shmangies së pijeve që përmbajnë kafeinë, siç janë çaji dhe kafeja;
  • Shmangies së stimul-antëve gjatë natës, siç janë alkool-i dhe nikotinë/a;
  • Shmangies së ngrënies së ushqimeve me porcion të madh, sidomos përpara të fjetjes;
  • Ndjekjes së të njëjtit orar fjetjeje dhe zgjimi;
  • Përdorimit të krevatit vetëm për të fjetur–mos shihni televizor ndërkohë që shtriheni për të fjetur;
  • Të mos shkuarit në krevat shumë herët, përveç nëse duhet të ngriheni shumë herët në mëngjes;