Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Kancer-i mushkërive është një tumor malinj në indet e një ose të dy mushkërive.

Disa njerëz kanë kancerin primar që ka filluar në mushkëri. Disa të tjerë kanë kancerin që ka filluar në ndonjë pjesë tjetër të trupit dhe është përhapur në mushkëri (kancer sekondar ose metastazë).

Cilat janë llojet e ndryshme?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kancerit të mushkërive, të cilat janë klasifikuar në bazë të llojit të qelizave që janë prekur.

Kanceri i mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)

Përbën 75-80% të kancerit të mushkërive. Ai prek kryesisht qelizat që lidhin tubat në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

NSCLC është klasifikuar në:

  • Qelizat karcinomë;
  • Adenokarcinomë;
  • Qelizat e mëdha karcinomë.

Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla (SCLC)

Përbën 15–20% të kancerit të mushkërive. SCLC tenton të fillojë në mes të mushkërive, dhe kjo zakonisht përhapet herët. Kancerat janë të emëruar për mënyrën sesi qelizat paraqiten kur shihen në një mikroskop.

Llojet përfshijnë:

  • Qelizat e vogla karcinoma;
  • Qelizat e miksuara të vogla/qelizat e mëdha karcinoma;
  • Qelizat karcinoma të vogla të kombinuara.

Mesothelioma

Përbën një lloj të rrallë kanceri që prek membranë-n mbrojtëse rreth pjesës së brendshme të organeve të trupit (mezotelium). Mezotelium zakonisht prek membranat pleural-e (pleura) rreth mushkërive, por ajo mund të ndodhë edhe në rreshtim të barkut ose rreth zemrës.

Mesothelioma shkaktohet pothuajse gjithmonë nga ekspozimi ndaj asbestit, mineral i përdorur në disa materiale ndërtimi. Në pjesën më të madhe të rasteve, zhvillimi i mesothelioma ndodh 25–50 vjet pas ekspozimit të asbestit.