Kanceri i zorrëve, shkaqet dhe simptomat

Shkaqet

Shkaku kryesor i kancer-it të zorrëve nuk dihet. Megjithatë, disa faktorë rrisin shanset e zhvillimit të kancerit të zorrëve, duke përfshirë:

  • Të qenit të moshuar – kanceri i zorrëve, më shpesh, prek njerëzit e moshës 50 vjeçare e më sipër.
  • Sëmundja e zorrëve – njerëzit, që kanë sëmundjen inflamatore të zorrëve, kanë një rrezik sinjifikativ në rritje.
  • Faktorët e mirëqenies – të qenit mbipeshë, të ushtruarit e paktë, një dietë e pasur me yndyra dhe me produkte të kafshëve, konsumimi i alkool-it dhe duhanit, mund të luajnë një rol.
  • Një histori e fortë familjare – kanceri i zorrëve mund të zhvillohet në familje. Nëse jeni në një rrezik të lartë, varet nga fakti nëse jeni diagnostikuar dhe në çfarë moshe.
  • Një çrregullim gjenetik i trashëguar.

Polipe-t janë një faktor rreziku për kancerin e zorrëve. Nëse polipet janë hequr, rreziku i kancerit të zorrëve është reduktuar.

Historia familjare e kancerit

Nëse një ose më shumë pjesëtarë familjeje (siç janë prindërit ose motra/vëllai), kanë qenë diagnostikuar me kancerin e zorrëve përpara moshës 55 vjeçare, kjo mund të trashëgohet edhe tek familjarët e tjerë.

Nëse jeni të shqetësuar rreth kancerit të zorrëve për shkak të historisë familjare, shkoni tek mjeku i përgjithshëm për kontrolle të rregullta dhe diskutoni se cilat teste gjenetike mund të jenë të përshtatshme. Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe ngrënia e një diete të pasur me fruta, zarzavate dhe fibra, ju mbron ndaj kancerit të zorrëve.

Gjendjet gjenetike të trashëguara

Ekzistojnë dy gjendje shumë të rralla që zhvillohen në familje. Rreth 50% deri në 60% e kancerit të zorrëve, janë shkaktuar nga kushte gjenetike të trashëguara.

Adenomatozë familjare polipoze (FAP)

Kjo gjendje shkakton formimin e shumë polipeve në zorrë. Nëse polipet e formuara nga FAP nuk hiqen, ato zakonisht bëhen kanceroze.

Kanceri kolo-rektal jopolipoz i trashëgueshëm (HNPCC)

Kjo rrit rrezikun e zhvillimit të kancer-it të zorrëve dhe të kancerave të tjera. Jo të gjithë me HNPCC do të zhvillojnë kancerin e zorrëve.

Simptomat