Përdorimet

Për konvertim të shpejtë në ritmin sinus-al normal të takikardi-ve (rritje të çrregullta të ritmit) paroksizmale (paroksizëm) super-ventrikular-e.

Kundërpërdorimet

Pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit; tek pacientët që vuajnë nga shkalla e 2-të dhe 3-të e bllokut A-V, nga sindromi i sinusit (sinusit) të sëmurë (përjashtuar pacientët me pacemaker artificial funksional) dhe astma.

Efektet anësore

Skuqje fytyre, dispne, bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje), ndjenjë e shtrëngimit në kraharor, djersitje, palpitacionet e zemrës (çrregullime të puls-it), turbullim i të parit, bradikardi, dhimbje kraharori, dhimbje koke, marrje mendsh, dhimbje shpine, qafe dhe krahësh, shije metalike. Këto efekte janë të lehta dhe tolerohen mirë nga pacientët.

Dozimi

Me injektim të shpejtë në venë: 3 mg brenda 2 sekondash; në rast nevoje pas 1-2 minutash injektohen 6 mg dhe pastaj edhe njëherë 12 mg pas 1-2 minutash.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 3 mg/mL në 2 mL dhe 3 mL ampulë.