Gratë që ndodhen në fazën e post-menopauzë-s dhe që zhvillojnë diabet-in e llojit 2 kanë 27% më shumë mundësi për të zhvilluar kancer-in e gjirit sesa gratë e tjera në të njëjtën fazë të jetës, ka gjetur një analizë e studimeve multiple (meta-analizë).

Kërkuesit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve Parandaluese (iPRI) në Lion, analizuan rezultatet e 40 studimeve  duke përfshirë më shumë se 56,000 raste të kancerit të gjirit nëpër 4 kontinente.

Rritja e kancerit të gjirit ishte kufizuar tek gratë e fazës së postmenopauzës me diabetin e llojit 2. Asnjë lidhje nuk ishte gjetur për gratë në fazën e perimenopauzë-s ose për ato me diabetin e llojit 1.

“Nga ana tjetër, thuhet që të qenit mbipeshë – shpesh është e lidhur me diabetin e llojit 2 – dhe efekti që kjo ka mbi aktivitetin hormonal mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për proceset që çojnë në zhvillimin e kancerit. Por është gjithashtu e pamundur të përjashtohet mundësia që disa faktorë që lidhen me diabetin mund të jenë të përfshirë në këtë proces”, tha Profesor Peter Boyle, president i i PR.

Autori tha që hiper-insulina (sasi e madhe insuline) dhe hiperglikemi-a kronike (një rritje e madhe e nivelit të sheqerit në gjak) mund të jenë faktorë të tjerë rrezikues.

Megjithatë, ata thanë që faktori kryesor që influenconte në rrezik ishte adipozit-i (fakti i të qenit i shëndoshë).

Ata vënë në dukje rrezikun që kanceri gjirit ishte 50% më i lartë në gratë mbipeshë në fazën postmenopauzale dhe diabeti mellitus tipi II mund të jetë më tepër një shënues i adipozit-i gjirit sesa një shkaktar i vërtetë.