Adoleshenca, periudha midis të qenit fëmijë dhe të qenit të rritur, është shpesh një periudhë e vështirë për prindërit dhe fëmijët e tyre.

Kjo ndodh pasi të rinjtë stabilizojnë një identitet të tyre, të ndarë nga ai i prindërve dhe krijojnë marrëdhënie sinjifikative jashtë familjes.

Shumë prindër përjetojnë “ditë zie”, si rezultat i humbjes së fëmijëve të tyre nga ndryshimi i sjelljes, duke “dënuar” e urryer personin që zuri vendin e tyre. Adoleshentët mund të vuajnë humbjen e fëmijërisë dhe të marrëdhënieve me familjen në një moshë kaq të re.

Është e rëndësishme që gjendja të shikohet në perspektivë. Adoleshenca është një periudhë e rëndësishme nëpërmjet të cilit të gjithë të rinjtë do të kalojnë. Shikoni prapa në adoleshencën tuaj. Si keni rebeluar ju? Çfarë vishnit në atë kohë? A ankoheshin prindërit tuaj për muzikën që dëgjonit në atë kohë? Shkurtimisht, a kanë qenë përvojat, sjelljet, marrëdhëniet tuaja aq shumë të ndryshme sa ato që kanë fëmijët tuaj tani?

Detyra kryesore e prindërve është që t’i lënë fëmijët e tyre të rriten dhe të bëhen të pavarur, të mësojnë të marrin vendime dhe përgjegjësi.

Duhet të përcaktohen edhe limitet, midis këtyre kufijve duhet që të ketë hapësira që adoleshentët të kenë mundësi të shprehen dhe të dinë se cilët janë dhe se çfarë duan që të bëhen. Ata përgjatë kësaj rruge do të hedhin poshtë disa këshilla të vlefshme—por kjo është pjesë e rritjes së tyre. Fatmirësisht, shumë nga vlerat që prindërit duan që t’jua kalojnë fëmijëve të tyre mbijetojnë edhe me kalimin e fazës së adoleshencës.

Disa rregulla bazë për prindërit

Këto rregulla mund të ndihmojnë në minimizimin e stresit të paevitueshëm që vjen kur adoleshentët mbrojnë veten.

  • Gjithmonë dëgjoni, edhe nëse jeni në anën tjetër të situatës;