Zakoni i ndjekjes së TV nga nënat e ardhshme mund të ndikojë në  peshën e fëmijës

Ndjekja e TV gjatë vakteve të ushqimit dhe ushqyerja e fëmijëve mund të përgatisin terrenin për obezitet në fëmijëri. Kur një nënë e ardhshme i ha rregullisht vaktet e saj para TV, ka shanse që ajo ta vazhdojë këtë zakon edhe gjatë ushqyerjes së foshnjës së saj, siç tregon një studim i kohëve të fundit.

Kjo është për t’u shqetësuar, sepse fëmijët që ndjekin TV gjatë ngrënies, siç tregojnë studimet e mëparshme, janë të rrezik të jenë mbi peshë ose obez-ë, thonë studiuesit.

Një problem me nënat që ndjekin TV gjatë ushqyerjes është që ato mund të mos i vënë re shenjat të cilat tregojnë që foshnja e tyre është ngopur dhe e mbi ushqejnë atë, thotë Dr. Mary Jo Messito, profesoreshë e pediatrisë klinik-e në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Nu Jorkut.

Studime të kaluara të cilat përfshinin fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore kanë treguar se ndjekja e televizorit gjatë vakteve të ngrënies lidhet me një dietë të dobët, një ndjeshmëri të pakësuar të ndjenjës së ngopjes dhe me një konsum të madh të kalorive. Nga gratë të cilat u shqyrtuan në studim, ato që ndiqnin emisionet televizive gjatë ngrënies duke qenë shtatzëna, thotë Dr Messito, kishte 5 herë më shumë të ngjarë që ta ekspozonin foshnjën ndaj TV në kohën e ushqimit.

Kjo gjë mund të çojë eventualisht në atë që kjo gjë të bëhet zakon. Autorët e studimit shënojnë se një tjetër studim ka treguar që zakone të tilla të krijuara në fëmijëri kanë prirje të vazhdojnë edhe gjatë adoleshencës.

Messito dhe kolegët e saj studiuan 189 gra duke i pyetur se sa shpesh ato shihnin televizor gjatë kohës së ngrënies në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe pastaj përsëri sa shpesh e bënin këtë gjatë 3 muajve të parë të jetës së foshnjave të tyre ndërsa i ushqenin ato. Pyetjet kishin të bënin vetëm me përdorimin e televizorit dhe nuk lidheshin me përdorimin e tabletave, kompjuterëve dhe smartfonëve.

Diabeti i tipit 2 me rrezik më të ulët nga bulmetrat

Një studim sugjeron se fëmijët që konsumojnë bulmetra mund të reduktojnë në mënyrë sinjifikative zhvillimin e diabet-it të tipit 2 herët në jetën e tyre, kryesisht nëse ata e vazhdojnë marrjen e këtyre bulmetrave.

Kërkuesit në SHBA, nga të dhënat e një studimi me 37,000 gra, gjetën se gratë që kishin marrë shumë bulmetra në adoleshencën e mesme kishin 38% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 në moshën e mesme, krahasuar me ato që kishin marrë më pak bulmetra.

Efekti pozitiv ishte edhe më i lartë në ato gra që vazhdonin të merrnin bulmetra edhe në moshë të pjekur. Gratë që raportuan se kishin konsumuar sasi më të mëdha bulmeti kur kishin qenë adoleshente dhe në moshën e mesme kishin 43% rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve krahasuar me ato që kishin raportuar marrje më të pakët (Revista Amerikane e të Ushqyerit Klink 2011; online më 13 Korrik).

Një efekt pozitiv shtesë ishte se ato që kishin konsumuar më shumë bulmetra në adoleshencë gjithashtu kishin peshë më të ulët në moshën e pjekurisë.

Kërkuesit thanë se efektet përfituese të bulmetrave në rrezikun e diabet-it të tipit 2 mund të jenë si pasojë e efekteve të tyre në peshën e trupit, hipertension-in (presion i lartë gjaku) dhe rregullimin e glukozë-s në trup.

“Komponentë të caktuar në produktet e bulmetit, si kalcium, magnezium, laktozë dhe proteina-t e bulmetrave mund të nxisin humbjen e peshës dhe reduktimin e presionit të gjakut”, thanë ata. ” Ka mundësi që konsumi i lartë i bulmetrave të shoqërohet me një dietë dhe stil jetese që në përgjithësi mund të ndikojë përgjatë tërë jetës.”

Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit

Gratë të cilat hanë më shumë mish të kuq e rrisin rrezikun që ato kanë për të pasur kancer-in e gjirit me afërsisht 25%. Këto janë përfundimet e një studimi 20 vjeçar të pothuaj 89 000 grave.

Nga ana tjetër, zëvendësimi i ushqimit të përditshëm me mish të kuq me një kombinim të peshkut, perimeve, arrave, bajameve, lajthive dhe mishit të pulave duket se e ul riskun e kancerit të gjirit me 14%.

Pakësimi i konsumit të mishit të përpunuar duke reduktuar edhe ushqimin me mish të kuq dhe zëvendësimi me kombinimin e përmendur më sipër si burim proteinash gjatë viteve të para të jetës duket se është i dobishëm për parandalimin e kancerit të gjirit.

Krahasuar me gratë që marrin mish të kuq një herë në javë, ato që marrin 1.5 herë në ditë të njëjtën sasi mishi të kuq duket se kanë 22% më shumë rrezik për të pasur kancerin e gjirit. Dhe çdo pjatë shtesë e përditshme e sasisë së mishit të kuq duket se e rrit rrezikun e kancerit të gjirit me një tjetër 13%.

Ngrënia e më shumë mishi pule e ul rrezikun, vërejnë studiuesit. Zëvendësimi i një racioni mishi të kuq me një racion mishi pule e redukton rrezikun e kancerit të gjirit me 17% në total dhe me 24% tek gratë pas menopauzë-s.

Reduktimi i konsumit të mishit të kuq dhe zëvendësimi me burime të tjera të shëndetshme në dietën tuaj e ul rrezikun e kancerit të gjirit por gjithashtu ul rrezikun edhe të sëmundjeve të tjera kronike, si sëmundjes së koronareve, diabet-it dhe llojeve të tjera të kancerit.

Meqenëse studimi është një studim i ashtuquajtur vrojtues, ai nuk provon që më shumë mish i kuq e rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Dhe arsyet biologjike të lidhjes së përdorimit të mishit të kuq me kancerin e gjirit nuk është e qartë.

Qasje të reja për mjekimin e akneve

Ende nuk ekziston ndonjë kurim për akne-t, por mjekimet e reja e bëjnë këtë shqetësim të përgjithshëm e të zakonshëm të adoleshencës më të lehtë për t’u menaxhuar, thonë dermatolog-ët.

“Gjërat janë shumë më mirë sot sepse ka shumë alternativa për të mjekuar aknet”, thotë Dr. Sarah Taylor, dermatologe.

“Bota e rekomandimeve ka ndryshuar me të vërtetë në 10 vjetët e kaluar. Neve jemi shumë më mirë të pajisur për t’u marrë me të gjithë llojet e ndryshme të akneve”, thotë Taylor në një komunikatë për shtyp. Çdo pore e lëkurës përmban një gjëndër që prodhon yndyrë, e njohur si sebum. Kur këto gjëndra prodhojnë yndyrë me të tepërt, poret mund të bllokohen. Ndërkohë papastërtitë, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të grumbullohen brenda. Kjo gjë shkakton forma të ndryshme të lezion-eve të lëkurës.

Çdokush mund të ketë akne, burra e gra dhe njerëz nga të gjitha racat. Megjithëse ky shihet përgjithësisht si problem i adoleshentëve, edhe të rriturit mund të kenë akne. Është llogaritur se tetë nga dhjetë njerëz kanë pasur akne në një fazë të jetës së tyre.

Ndryshimet hormonale mund të luajnë një rol në akne. Kjo mund të ndihmojë të shpjegohet përse adoleshentët dhe gratë shtatzënë shpesh kanë akne. Sëmundjet e lëkurës mund të jenë edhe familjare.

Megjithëse ekzistojnë mjekime të efektshme ekspert-ët tërheqin vëmendjen që duhet të kalojë njëfarë kohe deri sa pacienti të shohë ndonjë farë përmirësimi.

Produktet e marra pa recetë mund të funksionojnë në shumë raste, por pavarësisht se cfarë mund të thonë reklamat televizive, ato kërkojnë kohë për të vepruar, zakonisht gjashtë deri në tetë javë.

Për rastet më të rënda të akneve të cilat nuk pastrohen brenda një apo dy muajve, dermatologët mund të rekomandojnë medikamente më të forta.

Edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve, demenecën e zhvillojnë njerëzit e moshuar, edhe të rinjë dhe adoleshentët mund të preken nga sëmundja e një personi që është shumë i përzemërt për to. Mund të jetë gjyshi i tyre që mund të jetë i diagnostikuar me demencë ose me sëmundjen Alzheimer (sëmundja Alzheimer). Në momentin që ato janë duke u përballur me rritjen e tyre, ato zbulojnë se atyre ju duhet gjithashtu që të përballen me sëmundjen e pjesëtarëve të familjes.

Tregojini fëmijës

Mbani mend se fëmija nuk mund të marrë shumë informacione në të njëjtën kohë. Bëjani atyre të thjeshtë dhe mundohuni që t’ju përgjigjeni pyetjeve në nivelin e tyre.

Mënyra më e rëndësishme për të ndihmuar fëmijët ose nipat që të përballen me demencën është të komunikuarit hapur dhe të dëgjuarit e pyetjeve të tyre. Ato kanë nevojë që të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe të shprehin ndjenjat e tyre pa frikë.

Adoleshenca

Adoleshentët shpesh janë të predispozuar për të shfaqur ndjenjat e tyre, por mos u surprizoni nëse ato nuk e nisin diskutimin.

Disa fëmijë mund të kenë probleme për të komunikuar me prindërit e tyre pasi nuk duan që t’i shqetësojnë ato ose t’i mërzisin. Ato mund të preferojnë që të flasin me njerëz të moshës së tyre ose me një këshillues.

Të rinjtë reagojnë në mënyra të ndryshme

Reagim-et e tyre varen nga:

  • Mosha e tyre dhe faza e të zhvilluarit;
  • Personaliteti i tyre;
  • Sa i rëndësishëm është personi me demencë në jetën e tyre;
  • Sa shpesh ato komunikojnë me këtë person.

Pyetjet që të rinjtë mund të bëjnë

  • Çfarë po i ndodh personit me demencë?
  • Pse është duke ndodhur?
  • Pse nuk mund ta përmirësojnë ilaçet?
  • A kam bërë unë ndonjë gjë që ato janë sëmurë?
  • A do ta marr edhe unë?
  • A do të vdesin ato?
  • Çfarë mund të bëj unë për ta përmirësuar?
  • Kush do të kujdeset për mua?
  • Pse është çdo njeri gjithmonë i mërzitur dhe i acaruar?
  • Pse nuk mund të bëhen gjërat ashtu siç ishin më parë?

Emocionet që të rinjtë mund të ndjejnë

  • Frikë;
  • Faj;
  • Refuzim;
  • Xhelozi;
  • Frustrim;
  • Acarim;
  • Mërzitje;
  • Tension dhe stres;
  • Pakënaqësi;
  • Siklet;
  • Ndjenjë të madhe përgjegjësie;
  • Dëshpërim dhe shpresë; dhe

Ejakulim i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale.

Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulim i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh rrezikohet marrëdhënia në çift.

Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksion-i dhe ejakulimi dhe më pak kohë ka ai nevojë ndërmjet ereksioneve përpara se të kryejë përsëri marrëdhënie.

Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?

Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankth-i. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.

Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Çfarë trajtimesh janë të pranishme?

Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.

Terapia e sjelljes

Kërkimet tegojnë se fëmijët me çrregullime hiperaktiviteti dhe mungesë vëmendje (ADHD) mund të jenë nën një rrezik në rritje për depresion dhe vetëvrasje (Arch Gen Psychiatry 2010; 67: 1044-51).

Krahasuar me moshatarët, fëmijët që janë diagnostikuar me ADHD në moshën 4 – 6 vjeç kanë 4 herë më shumë në rrezik depresioni dhe 3 herë më shumë në rrezik për tentativë për vetëvrasje në adoleshencë.

Kërkimet e bëra në dy grupe fëmijësh në SHBA – 125 me ADHD të hershme dhe 123 të kontrolluar që nuk kishin ADHD – në moshën 18 vjeçare gjatë studimit, treguan se 18 % e atyre me hershmëri të ADHD-së kishin bërë të paktën një herë tentativë për vetëvrasje krahasuar me 6 % të grupit tjetër të kontrollit.

Ata që kanë patur çrregullime sjelljeje dhe çrregullime emocionale në fëmijëri, si depresion, ankth, çrregullime sfiduese kundërvënëse ose çrregullime sjelljeje, kanë më shumë shanse që të përballen me depresionin në adoleshencë. Studimet tregojnë se të paturit e prindit femër  në adoleshencë me depresion, rrit rrezikun e sjelljeve të vetëvrasjes tek fëmijët me ADHD.

Për herë të parë, kërkuesit kanë thënë se në bazë të studimeve, ekzistencat e çrregullimeve të hershme në sjellje (sjellje antisociale, sfiduese dhe agresive) paradiktojnë simptoma specifike të tentativës për vetëvrasje.

Prof. Alasdair Vance, kreu i Psikiatri-së Akademike në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve, tha se prindërit duhet të kuptojnë se nëse nuk merren me fëmijët e tyre që kanë depresion dhe ankth, disa prej tyre mund të zhvillojnë depresion deri në mendime për vetëvrasje.

Çrregullimi social i ankthit – gjithashtu i quajtur fobia sociale – është një gjendje ku komunikimi i përditshëm me njerëzit e tjerë provokon frikë dhe ankth.  Kjo është më shumë se një ndjenjë normale nervozizmi që mund të shoqërojë të folurit në publik apo të takuarit e njerëzve të rinj, dhe ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e njerëzve të prekur.

Çrregullimi social i ankthit është menduar që të prekë të paktën një në 10 njerëz në të njëjtën kohë. Ai zakonisht fillon në adoleshencë dhe ka si tendencë që të prekë më shumë femrat sesa meshkujt.

Simptomat

Njerëzit me çrregullimin social të ankthit kanë një frikë të vazhdueshme në situatat sociale ku ato mund të ekspozohen ndaj shqyrtimit të mundshëm nga njerëzit e tjerë. Ato kanë frikë se ato mund të thonë diçka që rezulton në të ndjerit të poshtëruar ose në siklet. Të prekurit janë të vetëdijshëm se ankthi i tyre është komplet në përpjestim të jashtëm me situatën.

Disa nga situatat që krijojnë probleme për njerëzit e prekur janë:

  • Njohja me të huajt;
  • Kryerja e telefonatave;
  • Ngrënia në restorante;
  • Fjalimet publike; dhe
  • Pothuajse çdo situatë ku njerëzit e tjerë janë duke i parë.

Njerëzit me çrregullimin social të ankthit i shmangin këto situata sociale ose i suportojnë ato, ndërkohë që ndjejnë një ankth intensiv ose çoroditje. Ankthi ndërhyn çdo ditë në jetën e tyre, duke ndikuar tek marrëdhëniet, edukimi, puna dhe tek aktivitetet e tjera.

Simptomat fizike të ankthit munden gjithashtu që të përjetohen, këto janë:

  • Djersitja;
  • Rrahjet e forta të zemrës;
  • Dridhjet ose ethet;
  • Dridhjet e zërit;
  • Përzierjet;
  • Diarre-ja; dhe
  • Skuqjet.

Këto simptoma fizike mund ta përkeqësojnë edhe më shumë ankthin, sepse ato shqetësohen që njerëzit e tjerë do t’i vënë re ndaj faktit që  ato ndihen në ankth.

Faktorët rrezikues për çrregullimin social të ankthit

Fobia sociale, siç është çrregullimi i ankthit, është menduar që të jetë shkaktuar si kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Varikocela është koleksion i venave të zgjeruara siç janë venat me varice, që ndodhin në pjesën e jashtme të testikujve. Zakonisht varikocelat prekin vetëm testikulin e majtë, por gjithashtu mund të preket edhe ai i djathti ose të dy bashkë.

Cilat janë simptomat e varikocelës?

Zakonisht varikocelat nuk shkaktojnë probleme, përveç një ënjtje në pjesën e jashtme të testikujve që mund të jetë e dukshme gjatë qëndrimit në këmbë. Ato shumë rrallë mund të shfaqin një kruarje të parehatshme ose një ndjenjë mbushjeje të testikujve.

Çfarë e shkakton varikocelën?

Varikocela mendohet që të ndodhë për shkak të distancës së madhe që ka vena kryesore nga testikuli i majtë, që udhëton brenda trupit (krahasuar me venën nga testikuli i djathtë) përpara boshatisjes në venat respektive të veshkave. Kjo distancë, e kombinuar me forcën në rënie të gravitetit, mund të shkaktojë në disa meshkuj dështimin e sistemit të valvul-ës, diku ndërmjet venave nga ana e majtë e testikujve dhe venave të veshkës së majtë.

Si është diagnostikuar?

Për të diagnostikuar varikocelë-n, doktori do të ketë nevojë për të parë dhe ndjerë testikujt. Varikocela mund të ndihet nëpërmjet skrotum-it në pjesën e jashtme të testikujve. Shpesh varikocelat mund të ndihen vetëm kur mashkulli është duke qëndruar në këmbë dhe zhduken kur ai shtrihet, për shkak të rënies së presionit të gjaku-t.

Disa mjekë mund të përdorin një instrument duke e vendosur në pjesën e jashtme të skrotumit për të matur temperaturën e testikujve. Ashtu sikundër varikocela është menduar për të rritur temperaturën e testikujve, instrumenti mund të përdoret për të zbuluar sa më herët që të jetë e mundur varikocelën.

Sa të zakonshme janë varikocelat?

Mbi 20% e të gjithë meshkujve kanë varikocela, por mbi 40% e meshkujve që kanë probleme të fertilitetit kanë varikocela. Deri më sot, të paturit e varikocelave është menduar për të kontribuar në vëshirësinë e një mashkulli për të bërë fëmijë. Sot megjithatë, shumë mjekë, nuk janë shumë të sigurt që të paturit e varikocelave është një shkak definitiv i problemeve të fertilitetit.