Niveli optimal i sheqerit në gjak për fëmijët me diabet të tipit 1

Ekspert-ët në Shoqatën Amerikane të Diabetit po këshillojnë një objektiv më të ulët të sheqerit në gjak për fëmijët dhe adoleshentët me diabet mellitus tipi I.

Sipas tyre, pacientët më të rinj se 19 vjeç duhet të përpiqen ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak më të ulët se 7.5%. A1C është një test që përcakton e nivelet mesatare në gjak gjatë disa muajve.

“Objektivat e reja duhet të ndihmojnë për të dyfishuar përpjekjet për përmirësimin e kontrollit të glukozë-s në grupin e pacientëve që aktualisht është me sfiduesi, adoleshentët”, thotë Dr. Robert Rappaport, drejtor i Departamentit të Endokrinologji-së Pediatri-ke dhe Diabetit në spitalin e fëmijëve Kravis në Mount Sinai, Nju Jork Siti.

Në diabetin mellitus tipi I, trupi nuk mundet të prodhojë mjaftueshëm insulinë për ta konvertuar ushqimin në energji dhe personat me diabet të tipit 1 duhet të marrin insulinë për të mbijetuar.

Nivelet e rekomanduara më parë të A1C duhet të jenë të larta 8.5% për fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, 8% për ata me moshë 6-12 vjeç dhe 7.5% për ata me moshë 13-19 vjeç. Këto objektiva të larta janë vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me komplikimet e shkaktuara nga një sëmundje ndonjëherë e rrezikshme siç është sheqeri i ulët në gjak (hipoglikemi).

Sidoqoftë, studimet e kohëve të tregojnë që nivele të larta të sheqerit në gjak ose hiperglikemi-a mund të çojnë në zhvillimin e komplikimeve serioze tek fëmijët, duke përfshirë sëmundje të zemrës dhe veshkave. Më parë mendohej që këto komplikime ndodhnin vetëm tek të rriturit.

Objektivat për kontrollin e sheqerit në gjak kësisoj janë vendosur pak më poshtë, shpjegon Shoqata Amerikane e Diabetit. Objektivi i ri për sheqerin në gjak për të rinjtë me diabet të tipit 1 përputhet udhëzimet e Shoqatës Ndërkombëtare Për Diabetin tek Fëmijët dhe Adoleshentët.

“Provat tregojnë që ka një risk më të madhe nga dëmi i shkaktuar prej hiperglikemisë së zgjatur që do të zhvillohet tek fëmijët që do të ruajnë A1C në 8.5% gjatë një periudhe kohore”, pohon Dr. Jane Chiang, zëvendës presidente e Shoqatës Amerikane të Diabetit.

Drogat dhe të rinjtë

Shumë prindër shqetësohen se fëmijët e tyre adoleshentë mund të jenë duke përdorur, ose mund të fillojnë të përdorin drogë. Ndonjëherë përdorimi i drogës mund të ketë pasoja serioze në shëndet apo të çojë në aksidente dhe lëndime. Kjo mund të ndikojë në performancën në shkollë, si dhe kufizimin e zgjedhjeve të ardhshme të karrierës.

Prindërit gjithashtu mund të shqetësohen se përdorimi i drogës nga të rinjtë do të shkaktojë probleme me ligjin dhe një varësi afatgjatë ndaj drogës. Duke ditur se fëmija juaj është duke përdorur drogë, edhe përballja me situatën mund të jetë sfiduese.

Cfarë nënkuptojmë me “drogë”?

Kur njerëzit flasin rreth “drogës” ato zakonisht nënkuptojnë substanca të paligjshme (ilegale), siç janë amfetamina, kanabis, kokainë, ekstazia dhe heroinë. Është e rëndësishme për të kujtuar që drogat e “ligjshme”– alkooli dhe duhani–janë ende shkaku më i madh i shkaktimit të dëmit të drogës në shoqërinë tonë. Së bashku me ilaçet, këto të dyja janë drogat që të rinjtë përdorin më shpesh.

Një studim i 2008 nga nxënësit e shkollave të mesme konkludoi se më shumë se 90% e 16–17 vjeçarëve kanë provuar njëherë alkool-in në jetën e tyre dhe dy të tretat e kanë përdorur atë në muajt e fundit. Pothuajse gjysma e kishte provuar pirjen e duhanit. Në krahasim, vetëm 22% nuk e ka përdorur asnjëherë kanabisin–droga e paligjshme më e përdorshme – dhe akoma më pak (2 deri në 7 %) nuk ka përdorur kurrë droga si amfetamina, ekstazi ose opiatët.

Eksperimentimi dhe presioni i shokëve

A janë pijet energjike një zgjedhje e gabuar për adoleshentët?

Kërkimet sugjerojnë se sjelljet jo të shëndetshme mund të jenë më të hasura tek ata që konsumojnë pijet energjike.

Një studim i ri sugjeron se adoleshentët të cilët pijnë rregullisht pije energjike dhe sportive kanë tendencën të përfshihen në sjellje jo të shëndetshme.

“Fëmijët që konsumojnë pije energjike kanë më shumë gjasa për të filluar duhanin, për të provuar substanca të tjera të paligjshme si dhe për të pirë alkool. Arsyeja pse krijohet kjo lidhje është e paqartë, por sigurisht që modeli ekziston”, tha Cecile Marczinski, profesoreshë e shkencave psikologjike në Universitetin e Kentakit Verior.

Marczinski ka studiuar efektet shëndetësore të pijeve energjike, por nuk ishte e përfshirë në kërkimin e ri. Ajo shtoi se disa studime të tjera të kohëve të fundit, kanë dhënë rezultate të ngjashme.

Studimi i ri zbuloi se sjellje të tjera tjera jo të shëndetshme që tentuan të shoqëronin konsumin e rregullt të pijeve sportive dhe energjike përfshinin kalimin e kohës duke parë televizor dhe duke luajtur me lojëra virtuale.

Kërkuesit thanë se studimi, i publikuar në internet në 6 Maj në Journal of Nutrition Education and Behavior, është një nga të parët që tregon se konsumi i këtyre llojeve të pijeve është pjesë e një modeli të përgjithshëm të sjelljeve jo të shëndetshme.

Konsumi i pijeve sportive dhe energjike mes adoleshentëve është trefishuar në vitet e fundit, sipas një studimi në 2013 në Gazetën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë.

Ky studim i ri shqyrtoi rreth 2.800 studentë të shkollave të mesme dhe të larta nga 20 shkolla publike në Mineapolis, zona St. Paul gjatë vitit shkollor 2009-10.

Hulumtuesit i pyetën të rinjtë se sa shpesh konsumonin pije sportive si Gatorade dhe Powerade dhe pije energjike si Red Bull dhe Rockstar. Ata u pyetën edhe në lidhje me një larmi zakonesh shëndetësore.

Pothuajse 40% e adoleshentëve të cilët e plotësuan sondazhin pinin të paktën një pije energjike në javë. Rreth 15% konsumonin të paktën një pije energjike çdo javë. Djemtë janë më të prirur se vajzat për të qenë konsumatorë të rregullt të të dyja llojeve të pijeve.

Anemia nga mungesa e hekurit

Anemi-a nga mungesa e hekurit nënkupton që gjaku nuk përmban mjaftueshëm hemoglobinë, pigment-in me bazë hekuri në qelizat e kuqe të gjakut që i jep atyre ngjyrën dhe mban oksigjenin. Mangësitë e rënda dhe të zgjatura të hekurit shkaktojnë aneminë.

Anemia nga mungesa e hekurit është një nga shumë llojet e anemisë. Kjo lloj anemie është e zakonshme, veçanërisht tek gratë që gjenden afër menopauzë-s, adoleshentët, fëmijët shumë të vegjël, njerëzit me dieta shumë strikte dhe të moshuarit, dhe në përgjithësi është e lehtë për t’u trajtuar.

Çfarë është anemia nga mungesa e hekurit?

Arsyet për marrjen e anemisë nga mungesa e hekurit janë:

  • Humbja e shumtë e gjakut nga periodat ose problemet e stomaku-t dhe të zorrëve, duke përfshirë ulçerë-n ose kancer-in;
  • Mungesa e hekurit në dietë për një kohë të gjatë;
  • Rritja e shpejtë tek fëmijët;
  • Të lindurit herët (parakohshëm);
  • Të qenit shtatzënë;
  • Të ushtruarit e tepërt, trupi ka nevojë për më shumë hekur sesa zakonisht dhe hekuri humbet me anë të djersës;
  • Përdorimi i rregullt i ilaçeve që mund të shkaktojnë gjakrrjedhjen e stomakut; dhe
  • Dëmtimi i vena-ve.

Çfarë ndodh në aneminë nga mungesa e hekurit?

Hekuri është një nga 20 mineralet që gjendet në ushqim. Ai ruhet në shpretkë, mëlçi dhe në palcën kockore dhe është me rëndësi jetike për mirëqenien mendore dhe fizike. Ndërkohë që shumica e hekurit në trup është e ricikluar nga qelizat e kuqe të vdekura  të gjakut, një sasi e vogël por thelbësore vjen nga ushqimi. Nëse trupi juaj nuk ka hekur mjaftueshëm, ai nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë.

Si ndihen njerëzit me anemia nga mungesa e hekurit?

Simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit janë shkaktuar nga mungesa e oksigjenit. Mund të ndiheni të lodhur, të keni vështirësi në frymëmarrje gjatë të ushtruarit, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke ose acarim. Lëkura dhe brendësia e gojës mund të jetë e zbehtë dhe ka mundësi të zhvilloni infeksione. Thonjtë tuaj mund të bëhen të brishtë. Mund të keni vështirësi në gëlltitje.

Hepatiti B tashmë është i njohur si sëmundja më e zakonshme në botë që mund të parandalohet nga vaksinim-i. Hepatiti B është një sëmundje serioze, që shkakton shumë vdekje nga dështimi kronik i mëlçisë dhe kancer-i mëlçisë.

Kush duhet të vaksinohet?

Ekziston një debat i madh se kush duhet ta bëjë vaksinë-n e hepatitit B. Virusi që shkakton sëmundjen është marrë nëpërmjet kontaktit me lëngjet e trupit me një person të infektuar. Kjo do të thotë se disa njerëz, p.sh. punonjësit e spitalit dhe ato që punojnë në qendrat e transfuzion-it të gjaku-t, janë në një rrezik të lartë. Njerëzit që i injektojnë vetes drogë dhe kanë shumë partnerë janë më shumë të prekur nga hepatiti B. Vaksinimi është shumë i rekomandueshëm.

Rekomandimet

Shumë ekspert-ë rekomandojnë vaksinimin e gjerë për të gjithë komunitetin, duke filluar me bebet e sapolindura (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Adoleshentët dhe të rriturit, ndoshta për shkak të jetës së tyre, janë menduar që të jenë një grup që kanë një nevojë të domosdoshme ndaj vaksinës së hepatitit B.

Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me rreziqet e hepatitit B për veten dhe fëmijën, flisni me mjekun.

Familjet janë trazuar nga kanceri gjirit të “gruas së shtëpisë”, por ajo shpesh prek më shumë fëmijët adoleshentë.

Në veçanti, adoleshentët mund të ndjehen të tronditur, të zemëruar dhe fajtorë për faktin që nëna e tyre ka kancerin e gjirit. Shumë ndjehen të hutuar për atë që do të ndodhë në familjen e tyre, ndërsa të tjerët do të ndjehen të izoluar dhe të harruar, duke besuar se prindërit e tyre nuk janë në dijeni, ose të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së tyre.

Duke vuajtur gjendjen dhe duke qenë vazhdimisht të shqetësuar, i përkeqësojnë gjërat edhe më shumë. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre duke i lënë që të shprehin ndjenjat – edhe pse kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme për të gjithë.

Fëmijët, sikundër edhe të rriturit, kanë nevojë për informacione në lidhje më kancerin e gjirit, testet dhe trajtimet, prognozë-n, ato herëpashere kane “nevojë” për të patur frikë në momentet të caktuara. Injoranca e fëmijëve për kancerin e gjirit mund çojë në më shumë stres në fatkeqësinë e tyre dhe njëkohësisht vendimi nga disa prindër për të mos shpjeguar sëmundjen mund të përbëjë një fatkeqësi.

Studimet kanë treguar se shumë faktorë janë të lidhur me nivelin e stresit të fëmijës së tyre kur mamaja është e diagnostikuar me kancerin e gjirit.

  • Ashpërsia e fillimit të sëmundjes. Fëmijët janë më të stresuar kur ka një fillim të papritur të sëmundjes dhe mamaja e tyre ka një kancer të avancuar ose një sërë simptomash.
  • Niveli i stresit të mamasë. E gjithë familja është e prekur nëse mamaja është e stresuar ose në ankth për shkak të kancerit në gji.
  • Cilësia e kujdesit dhe marrëdhënia me prindin tjetër. Partnerët tashmë janë me detyra të reja shtëpiake dhe mjekësore kur një grua ka kancerin e gjirit. Duke pasur parasysh se shumë partnerë mund të jenë të shqetësuar ose të dëshpëruar, ata mund të jenë më pak “emocionalisht në dispozicion” për nevojat emocionale të fëmijëve të tyre.