Grykët: Simptomat dhe trajtimi

Grykët përbëjnë një infeksion të kutisë së zërit (laringu) dhe të kanalit të frymëmarrjes (trakeja), në të cilën rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe bllokohen pjesërisht. Bllokimi rezulton në kolaps të pjesshëm të rrugëve të frymëmarrjes kur fëmija merr frymë (ngjan zhurma e një pipe kashte) dhe të çon në vështirësi në frymëmarrje dhe në kollë me gulçima të rënda. Është një sëmundje e fëmijëve të vegjël zakonisht deri në 3 vjeç. Nuk është e zakonshme tek fëmijët më të rritur, sepse me rritjen e fëmijëve, madhësia dhe fortësia e kanalit të frymëmarrjes rritet. Fëmijët e vegjël që i kanë kanalet e frymëmarrjes të vogla dhe të buta janë më të prekur.

Çfarë i shkakton grykët?

Grykët shkaktohen zakonisht nga infeksione virale.

Cilat janë simptomat e grykëve?

Grykët fillojnë si një e ftohur e zakonshme. Fëmija mund të ketë pak ethe, fyt të skuqur dhe rrufë. Pas disa ditësh (shpesh fillon natën) zhvillohen gulçima, kollë e fortë, zë i ngjirur e vështirësi në frymëmarrje nga hundët. Kjo mund të zgjasë për disa orë dhe ndalon duke u rikthyer përsëri për të vazhduar disa netë me rradhë. Fëmija juaj mund të ketë vështirësi në frymëmarrje, kryesisht në thithjen e ajrit. Fëmija mund të mërzitet dhe të qajë. E qara dhe mërzitja e përkeqësojnë kollën dhe vështirëson frymëmarrjen. Kolla fillon gjatë natës sepse ajri është më i ftohtë dhe zakonisht zgjat rreth dy orë. Gjendja është më e keqe në ditët e para.

Trajtimi i grykëve

Nëse fëmija ka grykët është e rëndësishme ta dërgoni te mjeku për kontroll. Mjeku mund të japë me recetë një suspension steroid ose steriode të inhaluara edhe nëse grykët nuk janë shumë të acaruara dhe kjo për të parandaluar përkeqësimin e simptomave. Këto ilaçe janë zakonisht efektive, por në situata emergjente të grykëve fëmijët duhet të marrin trajtim spitalor. Në disa raste të grykëve, kur situata mund të kërcënojë jetën, duhet të merrni në telefon urgjencën në mënyrë që fëmija të marrë trajtim emergjent, siç është edhe administrimi i adrenalinë-s së nebulizuar.

Si mund të ndihmoni fëmijën tuaj