Informacion i përgjithshëm

Temperatura shpesh ndodh nga një infeksion viral, siç është gripi, ose nga një infeksion bakterial. Mund të konsiderohet edhe si një shenjë e mirë që trupi është duke luftuar infeksionin.

Temperatura mund të ndodhë gjithashtu si pjesë e një reaksioni alergji-k ndaj disa ilaçeve, siç janë disa nga antibiotikët. Temperatura normale e trupit është rreth 37° C kur matet nga goja. Temperatura e matur në sqetull është pak më e ulët. Tek fëmijët, temperatura 38° C ose më sipër konsiderohet e lartë.

Pjesa më e madhe e temperaturave largohen pa asnjë trajtim, por ndërkohë që ato janë prezente, simptomat janë:

  • Dhimbje muskujsh;
  • Të ndjerit të nxehtë dhe të djersitur;
  • Humbje oreksi;
  • Irritim;
  • Të ngjethura.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me temperaturë ose dhimbje është një fëmijë, veçanërisht një foshnjë;
  • Nëse temperatura është e lidhur me një ngurtësi të qafës, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës, irritim dhe të vjella;
  • Nëse keni një temperaturë mbi 39° C;
  • Nëse nuk ndiheni mirë ose jeni letargji-k;
  • Nëse temperatura juaj është e lidhur me dhimbjen, dhimbjen konstant-e të fytit dhe skuqjen;
  • Nëse jeni duke djersitur shumë gjatë natës;
  • Nëse keni diarre veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar jashtë, pasi kjo mund të jetë shenjë infeksioni;
  • Nëse temperatura juaj ka zgjatur më shumë se 48 orë (tek të rriturit), shfaqet përsëri ose nuk shërohet me anën e ilaçeve;
  • Nëse merrni ilaçe të tjera; ndonjëherë temperatura mund të përcaktojë një efekt anësor serioz;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji; duhet të shmangni disa ilaçe;
  • Nëse keni një gjendje tjetër mjekësore;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin

  • Një dush i ftohtë është i mirë për uljen e temperaturës, mos vendosni foshnjet në ujë të ftohtë;
  • Mos përdorni shishet me ujë të ngrohtë ose batanijet elektrike; vishni rroba të lehta;
  • Pini sa më shumë ujë ose lëngje pasi temperatura mund të shkaktojë dehidratim;
  • Mateni temperaturën rregullisht; sigurohuni që dini ta përdorni termometrin;