Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.