Përdorimet

Trajtimi i lindjes së parakohshme, astma bronkial-e,  bronkit (infeksion i bronkeve).

Kundërpërdorimet

Mbindjeshmëria në heksoprenalinë.

Efektet anësore

Efekte anësore kardiovaskular-e (enë gjaku-zemër) siç është takikardi (rrahje të rritura të zemrës) paraqitet vetëm me doza të larta orale ose inhaluese; sidoqoftë efektet beta-1 janë evidente me administrim intravenoz; prej veprimeve tjera anësore raportohen tremor (dridhje), aritmi (çrregullime të ritmit), diaforezë dhe rrallë pështirosje; është raportuar edhe fibrilacion atrial (çrregullim i transmetimit të impulseve nervore në atrium).

Dozimi

Në trajtimin e lindjes së parakohshme ose distresit fetal dozat efektive kanë qenë 10 mikrogram si bolus intravenoz, e pasuar me infuzion intravenoz kontinual me 150 mikrogram heksoprenalinë të holluar në 1000 mL glukozë 5% ose NaCl 0.9% (0.15 mikrogram/mL). Infuzioni kontinual fillon me shpejtësi prej 30 pika (2 mL)/minut, duke dyfishuar shpejtësinë në intervale kohore prej 10 minutash derisa të gjitha të dhënat e aktivitetit të mitrës të ndërpriten për së paku 24 orë ose deri sa të arrihet puls-i i nënës prej 120/minutë.

Përdorimi oral i heksoprenalinës nuk do të duhej të vendoset para se të arrihet supresion-i i aktivitetit të mitrës me infuzion intravenoz për 24 orë.

Rekurenca e lindjes së parakohshme kërkon rivendosjen e terapisë me heksoprenalinë intravenoze.

Për menaxhimin e distresit fetal, regjimi efektiv është 7.5 deri 10 mikrogram me bolus intravenoz pasuar me një infuzion intravenoz 0.15 mikrogram/minutë. Infuzioni do të duhej të ngritet për 0.05 mikrogram/minutë çdo 10 minuta dhe të titrohet kundrejt kontraktim-eve të mitrës dhe pulsit të nënës për të arritur tokolizë të dëshirueshme dhe mbajtje të shpejtësisë së të rrahurave të zemrës së nënës nën 130 të rrahura/minutë.

Në astmë jepet në dozë prej 0.5 deri 1 mg 3 herë në ditë oralisht para ushqimit ose 200 deri 400 mcg deri në 5 herë në ditë me aerosol.

Në disa raste mund të jenë të nevojshme dozat prej 1 mg nga 4 herë në ditë oralisht.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 0.2 mg, 0.5 mg.

Injeksion: 0.005 mg/2 ml.