Përdorimet

Anestezi infiltrative (depërtues indor); anestezi lokale për bllokimin e nervave periferike si dhe për bllokim kaudal, epidural (në shtresën epidurale të sistemit nervor), retro-bulbor.

Efektet anësore

Arrest kardiak; hipotension (ulje e tensionit), bradikardi; palpitacionet e zemrës (rrahje të çrregullta); konvulsion; shqetësim; ndjenjë të vjelle; apne (mungesë frymëmarrje).

Kundërpërdorimet

Alergji e njohur ndaj barit.

Dozimi

Ndryshon varësisht nga procedura, thellësia e anestezisë, zgjatjes, vaskularizim-it të indit (sasia e enëve të gjaku-t të indit), dhe gjendjes së pacientit;

  • Blloku kaudal (pjesa kaudale e sistemit nervor): fëmijët, 1-3.7 mg/kg; të rriturit, 15-30 mL të injeksionit 0.25% ose 0.5%
  • Blloku epidural (pjesa epidurale dhe të tjerët pos atij kaudal): fëmijët 1.25 mg/kg/dozë, të rriturit, 10-20 mL të tretësirës 0.25% ose 50%.
  • Blloku i nervave perferikë: 12.5- 25 mg, maks. 2.5 mg/kg ose 3mg/kg (e dhënë me adrenalinë), deri në maksimumin 400 mg/ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tretësira për injeksion 0.25%, 0.5%