Kur mjeku ju jep një recetë, është marrë një vendim i kujdesshëm për të zgjedhur ilaçin e duhur për ju. Marrja në mënyrë korrekte e ilaçit të dhënë përfshin gjithashtu edhe marrjen e ilaçit në dozën e duhur, në rrugën që duhet dhe në kohën e duhur. Ju keni qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes duke iu përgjigjur pyetjeve të mjekut që ky i fundit të ketë një histori të plotë të sëmundjes.

Si pjesë e këtij procesi ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo reaksion të mëparshëm alergji-k ndaj ilaçeve që ju keni kaluar. Ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo lloj ilaçesh që ndoshta po merrni ndërkohë (duke mbajtur mend që vitaminat, mineralet, plotësuesit barna apo ushqimore dhe ilaçet e marra pa recetë duhen marrë të gjitha në konsideratë).

Ju nevojitet t’i tregoni mjekut tuaj për çdo lloj problemi shëndetësor kronik që mund të keni dhe nëse jeni shtatzënë apo po ushqeni foshnjën me gji.

Pasi të largoheni nga mjeku juaj janë disa përgjegjësi të cilat duhet t’i merrni mbi vete.

Të kuptoni përgjegjësitë tuaja

Ju duhet të dini ta administroni ilaçin që do të merrni në mënyrën e përshtatshme dhe se si të respektoni grafikun dhe dozën. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për çfarëdo lloj efektesh anësore të identifikuara për këtë ilaç në mënyrë që ta dini çfarë prisni. Gjithmonë pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj për efektet anësore.

Është e rëndësishme që ju nevojitet të jeni në dijeni të shenjave apo simptomave që mund të tregojnë nevojën për të kontaktuar mjekun tuaj lidhur me ndonjë problemi të mundshëm nga ky ilaç. Për fat të keq, shpesh njerëzit largohen nga kabinet-i i mjekut pa e kuptuar trajtimin që do të fillojnë dhe kjo shpesh do të thotë që ata nuk janë në gjendje që të respektojnë këshillën e mjekut.

Gjërat që nuk duhet të bëni

Mos e ndaloni marrjen e ilaçit para se ai të ketë mundësinë të funksionojë si duhet, edhe në qoftë se mendoni se nuk po funksionon apo keni filluar të ndjeheni më mirë. Në qoftë se përjetoni efekte anësore të pakëndshme kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.