Përdorimet

Induktimi (nxitja) i shtatzënisë, kontrollimi i gjakderdhjes post partum dhe hipotoni (ulja e kontraksionit) të mitrës në stadin e tretë të lindjes; në formë të pikave për hundë, për lirimin e qumështit nga gjiri tek femrat gjatë laktacion-it.

Efektet anësore

Në fetus mund të shkaktojë: bradikardi, aritmi, gjakderdhje intrakranial-e (në kokë), hipoksi (ulje të o2 në gjak), vdekje. Tek nëna: aritmi, kontraktim ventrikular prematur (faza e lindjes para kohe), hipotension (ulje e tesionit), komë, konvulsion-e, pështirosje, vjellje, hematomë (grumbullim gjaku) të legenit, hemorragji pas lindje, motilitet të rritur të mitrës, afibrinogjenemi (ulja e fibrinogjen-it në gjak) fatale, SIADH (sindromi i sekretim-it të pamjaftueshëm të një hormoni antidiuretik) me hiponatremi (ulje e natriumit në gjak).

Kundërpërdorimet

Disproporcion i theksuar cefalo-pelvik (qafë-legen); pozitë jo e favorshme e fetusit; distresi fetal; uterus (mitra) hipertoni-ke (tonifikim i rritur) ose hiperaktive, prolaps, placenta previa totale dhe vaza previa (placentë e vendosur jo në pozicionin e duhur).

Dozimi

Për induksionin (nxitjen) e lindjes, oksitocina jepet me infuzion të ngadalshëm (preferohet përdorimi i pompës infuzive), 5 njësi në 500 mL tretësirë NaCl 0.9%. Infuzion-i fillon me 0.5-4 milinjësi/minutë dhe gradualisht rritet me nga 1-2 milinjësi, çdo 20 minuta, derisa arrihen kontraktime të ngjashme me ato normale. Pasi të fillojë lindja, doza e oksitocinës mund të zvogëlohet gradualisht.

Në gjakderdhjen postpartale jepet injeksion intravenoz i ngadalshëm i 5 njësive oksitocinë.

Për të lehtësuar laktacionin përdoret aerosol nazal (në formë avulli nga hunda) i oksitocinës dhe doza e zakonshme është 1 sprucim në çdo anë nazale (vrimë hunde), 2-3 minuta para dhënies së gjirit.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 3 IU/mL, 10 IU/mL.

Tretësira nazale: 40 njësi/mL.