Si do të ndryshojë jeta juaj seksuale si baba i ardhshëm

Për disa burra, seksi gjatë shtatzënisë është i jashtëzakonshëm, por për disa të tjerë as që mund të mendohet. Të dyja janë reagim-e krejt të natyrshme. Çfarëdo qëndrimi mbani ju, kjo varet nga shumë faktorë, por një gjë është e garantuar: kur partnerja është shtatzënë, jeta juaj seksuale do të ndryshojë.

Seks i mbrojtur

Mund të pyesni, e çfarë është ky seks gjatë shtatzënisë? Por seriozisht, ndoshta nuk do të keni marrëdhënie seksuale aq të shpeshta sa më parë.

Ndoshta, arsyeja më e zakonshme që burrat (dhe gratë) e pushojnë jetën e tyre seksuale gjatë shtatzënisë nga frika se mos dëmtojnë foshnjën. Por për sa kohë mjeku nuk e ka përjashtuar marrëdhënien seksuale për ju, mos u shqetësoni.  Foshnja juaj është strehuar i sigurt në një qeskë të mbushur me lëngun amniotik (lëngu amniotik) dhe mbrohet nga paretet e trashë me muskuj të mitrës. Pra, nëse nuk bëni seks të egër, nuk ekziston pothuaj asnjë shans për të lënduar ndokënd.

Ka dy përjashtime të rëndësishme. Nëse ju angazhoheni në seks oral, mos fusni ajër në vaginën e partneres tuaj, sepse kjo mund të shkaktojë emboli (një flluskë ajri që mund të futet në qarkullimin tuaj të gjaku-t). Kjo ndodh shumë rrallë por mund të jetë e rrezikshme për jetën e partneres dhe të foshnjës.

Gjithashtu, mos bëni seks anal në qoftë se partnerja ka placenta previa (placenta mbulon pjesërisht ose plotësisht hapjen e qafës së mitrës) ose hemorroide.

Dallimi është tek dëshira

Ndryshimet në dëshirën për të pasur seks janë të zakonshme për burrat dhe gratë gjatë këtij ndryshimi të madh të jetës së tyre.

Në tremujorin e parë, shtatzënia e partneres, mund t’ju bëjë më të eksituar se kurrë. Për disa burra, marrëdhënia me një grua shtatzënë i jep vlerë maskulinitetit të tyre. Përveç kësaj, shumica e baballarëve të ardhshëm ndihen më afër partneren e tyre se më parë, dhe hera herës kjo afërsi shprehet me erotizëm.