Menopauza

Menopauza është periudha që lidhet me ndalimin e periodave. Menopauza ndodh kur një grua ka 12 muaj pa perioda. Periudha kur akoma keni perioda por gjithashtu keni edhe simptoma të menopauzës, deri në kohën ku ju filloni të mos keni më perioda është e quajtur perimenopauzë.

Ekzistojnë 2 lloje kryesore të menopauzë-s.

  • Menopauza natyrale, që zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare (mesatarisht është mosha 51). Megjithatë, menopauza e hershme mund të ndodhë përpara moshës 40 vjeçare;
  • Menopauza artificiale, ndodh kur vezoret janë hequr në mënyrë kirurgjik-ale ose janë prekur nga trajtimi i kancer-it.

Çfarë ndodh gjatë menopauzës?

Gjatë menopauzës, trupi juaj ndalon së përgatituri çdo muaj për një fëmijë: vezoret tuaja ndalojnë së prodhuari vezë, ato prodhojnë pak hormone femërore estrogjeni dhe progesteron-i dhe eventualisht periodat tuaja ndalojnë. Vezoret nuk bien në një normë të qëndrueshme dhe shpesh ndikojnë në funksionimin e tyre normal. Kjo shpjegon arsyen se pse cikli menstrual mund të bëhet i parregullt edhe pse simptomat e tjera të menopauzës mund të luhaten.

Çfarë do të ndjej unë?

Për një të tretën e grave, efekti i vetëm që ato mund të vënë re kur i afrohen menopauzës është ndryshimi i periodave. Periodat e tyre mund të shkurtohen, të zgjasin më shumë, të jenë më të rënda ose më të lehta. Ato mund të ndodhin shumë afër njëra–tjetrës ose në një kohëzgjatje të largët. Megjithatë, për shkak se hormonet femërore prekin dhe pjesë të tjera të trupit, gjithashtu mund të përjetohen edhe disa prej simptomave të mëposhtme:

  • Afshe: kjo të jep ndjesinë sikur dikush ju ka hedhur ujë të ngrohtë në qeliza. Ato zakonisht vijnë nga kraharori juaj dhe mbulojnë fytyrën dhe qafën, ose mund të përjetoni një ndjesi të menjëhershme nxehtësie në të gjithë trupin. Shumë njerëz ndihen të turpëruar dhe mendojnë se të tjerët janë duke i vënë re, por zakonisht nuk është e dukshme;
  • Djersitja shpesh është e lidhur me afshet dhe është më e zakonshme gjatë natës;
Simptomat e menopauzës: Sy të thatë dhe dhimbje nyjesh

Shumica e grave janë të vetëdijshme për njohjen e simptomave të menopauzë-s të tilla si afshet, dhimbjet e gjinjve, thatësia e vaginës, problemet e fshikëzës dhe ndryshimet e humorit.

Kërkimet në Vienë (Austri), kanë zbuluar një numër simptomash të tjera që janë më të shpeshta në këtë fazë në jetën e një gruaje. Këto përfshijnë sytë e thatë dhe dhimbjet e nyjeve.

Kërkuesit studiuan më shumë sesa 3000 gra që kishin përjetuar menopauzën. Afërsisht gjysma kishin probleme të syve dhe 2 nga 3 veta kishin dhimbje nyjesh. Këto probleme kishin filluar në kohën e menopauzës.

Problemet në nyjet e vogla filluan menjëherë pas menopauzës. Nyjet e mëdha, të tilla si ijet, shpatullat dhe gjunjtë, janë prekur më vonë, rreth moshës 60–vjeçare.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) mund të ndihmojë në të gjitha këto probleme, sipas punonjësve kërkimorë. Pas 3 muajve të përdorimit të TZH-së, prodhimi i lotëve kthehet në normalitet. Gratë që përdorin TZH gjithashtu kishin 38% më pak mundësi për të zhvilluar osteoartrit në ije, në krahasim me ata që nuk përdorin hormone femërore.

Menopauza: Çfarë mund të prisni

Çfarë është menopauza?

Menopauza është përcaktuar si koha e ndalimit të periodave. Është një proces natyral i moshës dhe ndodh kur vezoret ndalojnë së prodhuari hormonet femërore, estrogjenet dhe progesteron-in. Estrogjeni luan një rol kyç në formimin e trupit tuaj dhe në përgatitjen për shtatzëni. Ai ka gjithashtu një sërë efektesh të tjera psikologjike, stimul-on rritjen e skeletit dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetshme të kockave dhe gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe të qelizave të gjakut.

Gjatë menopauzë-s, kur prodhimi i estrogjenit ndalon, ndryshimet që ndodhin në pjesën e trupit tuaj janë të varura nga estrogjeni. Kjo çon në formimin e simptomave që janë të parehatshme për disa gra. Për ato gra që pësojnë simptoma sinjifikative, një sërë trajtimesh efektive janë të pranishme, kështu që është e rëndësishme për të folur me mjekun tuaj rreth këtyre nevojave.

Çfarë është perimenopauza?

Periudha e kohës e lidhur me fillimin e simptomave e deri me periudhën kur ato ndalojnë është quajtur perimenopauzë. Gjatë perimenopauzës, vezoret fillojnë të funksionojnë në mënyrë të parregullt dhe funksioni i tyre mund të bjerë. Periodat tuaja mund të bëhen shumë të parregullta dhe mund të kenë simptoma të mungesës së estrogjenit, siç janë afshet, tharjet vagina-le dhe djersitjet. Perimenopauza zgjat rreth 4 vjet, deri në periodën e fundit të grave.

Kur ndodh menopauza?

Menopauza thuhet se ndodh pas 12 muajsh të vazhdueshme të mos ardhjes së periodave. Ajo ndodh rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare për pjesën më të madhe të grave, me një mesatare moshe 51 vjeçare. Megjithatë, rreth 1% e grave e përjetojnë menopauzën përpara moshës 40 vjeçare. Menopauza përpara moshës 40 vjeçare është quajtur “menopauza e hershme”.

Disa faktorë janë të lidhur me menopauzën e hershme. Këto janë:

  • Të qenit duhanpirëse;
  • Të paturit e një historie familjare me menopauzën e hershme;
  • Të mos paturit e një fëmije;
  • Të paturit e një histerektomi-e;
  • Bërja e mëparshme e një kemioterapie ose një terapie rrezesh për kancer-in; dhe