Rreziqet e të qenit në timon ndërsa jeni nën efektin e alkoolit janë të njohura. Studiuesit në SHBA kanë treguar se alkooli shfaq një rrezik akoma më të madh për çiklistët.

Studimet e bëra në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Merilend, treguan se marrja e një pije të vetme alkoolike rrit 5 herë më shumë rrezikun e vdekjes ose sjell dëmtime serioze tek çiklistët. Konsumimi i 5 gotave alkool para hipjes në biçikletë rrit rrezikun 20 herë.

Studiuesit vunë re se dhënia e biçikletës përfshin një aftësi psikomotorike dhe koordinim fizik më të madh se sa ngarja e një makine, gjë e cila shpjegon pse rreziqet rriten kaq dramatikisht nën influencën e alkoolit. Çiklistët që kishin pirë alkool kishin më pak gjasa të përdornin masa të sigurisë si kaskat duke rritur kështu akoma edhe më shumë rrezikun e dëmtimeve serioze.

Disa njerëz që kanë humbur patentën për dhënie të makinës nën efektin e alkoolit kalojnë tek biçikletat, si mjet transporti. Ata duhet të mbajnë mend se alkooli vazhdon të jetë një rrezik i madh edhe me këtë formë transporti.