Të moshuarit që vuajnë nga rënia e aktivitetit mendor mund të përballen më shpejt me vdekjen

Studimi i ri i klinikë-s Mayo tregon se njerëzit e moshuar me simptoma të buta të rënies mendore mund të përballen me një rrezik më të lartë për të vdekur më herët, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me të menduarit dhe kujtesën.

Njerëzit me dëmtime të lehta të kujtesës apo të aktivitetit mendor kishin një normë vdekshmërie 80% më të lartë gjatë studimit gjashtë vjeçar, në krahasim me njerëzit që i kanë të paprekura fakultetet e tyre mendore, në bazë të rezultateve që do të paraqitet të mërkurën në takimin vjetor të akademisë Amerikane të Neurologji-së në Filadelfia.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se humbja e aftësisë për të menduar është shumë më e tmerrshme se humbja e kujtesës.

Njerëzit me aftësinë për të folur (gjuhën), vëmendje dhe aftësitë e vendim-marrjes në rënie, por pa humbje të kujtesës, kishin shkallë dy herë më të lartë vdekshmërie, gjatë studimit, sesa ata që nuk kishin asnjë lloj rënieje mendore.

Po t’i krahasosh, njerëzit që vuanin vetëm nga humbja e kujtesës kishin një normë vdekshmërie prej vetëm 68% më të lartë gjatë studimit, krahasuar me njerëzit pa probleme të kujtesës apo të të menduarit.

Sëmundjet thelbësore kronike ka të ngjarë që të kontribuojnë në rënien mendore dhe të rrisin rrezikun e vdekjes, tha Dr. Mark Gordon, shef i neurologjisë në spitalin Zucker Hillside në Glen Oaks, NY.

Problemet e shëndetit, si sëmundjet kardiovaskular-e, mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si demencë vaskulare, në të cilën fluksi i ulët i gjaku-t në tru shkakton një rënie të aftësisë të të menduarit të një personi, tha Gordon, i cili është gjithashtu një studiues i sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer) në Institutin Feinstein për Kërkime Mjekësore në Manhasset, NY.

“Unë mendoj se është procesi i një sëmundjeje themelore i cili do të shfaqet më herët si mosfunksionim cerebral dhe më pas të çojë në vdekje”, tha Gordon. Këto forma të rënies mendore kanë tendencë të dëmtojnë me tepër arsyen dhe të menduarit sesa kujtesën, shtoi ai.