A është dhënia e gjirit me të vërtetë zgjedhja më e mirë?

Shumë gra që nuk janë në gjendje të japin gji, ndjehen fajtore për këtë dhe shqetësohen se mund t’i privojnë fëmijët e tyre nga një larmi avantazhesh. Grupe të tilla si Akademia Amerikane e Pediatri-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandojnë gjashtë muaj dhënie gjiri (ushqyerje vetëm me gji), për gjithë të miturit, duke përmendur studimet që tregojnë se qumështi i gjirit është lehtësisht i tretshëm dhe përmban ushqyes, që janë të një niveli më të lartë se ata që gjenden tek përgatitjet e ndryshme për foshnjat, ose që mungojnë tek ato, përfshirë këtu substancat imunologjike që ulin normat e infeksionit dhe acide yndyrore, me rëndësi për zhvillimin e trurit.

Por tani, një studim i ri tregon se shumë nga të mirat afatgjata që i atribuohen ushqyerjes me gji, mund të jenë efekte, jo të vetë dhënies së gjirit apo qumështit të tij, por të shëndetit të mirë dhe pritshmërive të mira të grave që zgjedhin t’i ushqejnë foshnjat me gji.

Kërkuesit shkencorë në Universitetin e Shtetit të Ohaio-s krahasuan 1,773 dyshe vëllezërish/motrash, ku njëri prej fëmijëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri me qumësht biberoni, në lidhje me 11 matje shëndetësore si dhe aftësinë e tyre intelekt-uale. Fëmijët ishin nga mosha 4-14 vjeçare.
Hulumtuesit regjistruan disa rezultate të shëndetit dhe sjelljes të çifteve, duke përfshirë indeksin e masës trupore, obezitet-in, astmën, hiperaktivitetin, kuptimin në të lexuar, aftësinë matematikore dhe inteligjencë-n e bazuar në memorie. Studimi, i publikuar online në faqen Shkenca dhe Mjekësia Sociale, nuk gjeti asnjë dallim, statistikisht të rëndësishëm, mes vëllezërve dhe motrave që ushqehen me gji dhe atyre me biberon, në asnjë nga matjet e kryera.

Duke studiuar vëllezërit/motrat “jo të njëjtë’, ku njëri prej të cilëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri jo, autorët janë përpjekur të minimizojnë mundësinë që dallimet raciale, ato socio-ekonomike, arsimore apo të tjera mes familjeve, të ndikonin tek rezultatet. Ata shtojnë se shumë studime të mëparshme mbi dhënien e gjirit nuk kanë qenë në gjendje të kontrollojnë këta faktorë.

Testime ekzaminuese për të porsalindurin: Cilat teste duhen kryer për foshnjën tuaj dhe pse?

Çfarë është një testim ekzaminues për një të porsalindur?

Testimet ekzaminuese për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) kontrollojnë për sëmundje të rralla por serioze të foshnjave menjëherë pas lindjes. Disa testime ekzaminuese janë të detyrueshme të bëhen për të porsalindurit edhe në qoftë se ata duken të shëndetshëm. Këto teste përgjithësisht përfshijnë një larmi testesh të gjaku-t dhe një test të dëgjimit (tashmë në disa vende bëjnë edhe ekzaminime për defekte të zemrës).

Shumica e çrregullimeve për të cilat kontrollohet foshnja juaj nuk kanë shenja të dukshme në lindje. Kapja e këtyre sëmundjeve qysh herët u jep mjekëve një mundësi për t’i trajtuar ato para se t’i shkaktojnë foshnjës tuaj dëmtime kronike dhe serioze.

Testimet ekzaminuese japin vetëm informacion paraprak që u tregon mjekëve nëse duhet të bëjnë testime më precize diagnostikuese, të cilat nevojiten për të përcaktuar nëse vërtet ekziston ndonjë problem. Shumica dërrmuese e foshnjave të ekzaminuara nuk janë të prekura nga sëmundjet për të cilat kontrollohen. Vetëm rreth një e treta e 1% të fëmijëve të ekzaminuar diagnostikohen me të vërtetë se kanë diçka.

Kur dhe ku do t’i nënshtrohet foshnja ime testimit?

Në qoftë se ju e lindni foshnjën tuaj në spital, personeli mjekësor do të kujdeset për të bërë ekzaminimin e dëgjimit dhe të zemrës dhe do të marrin gjak prej tij për testime të tjera para se ju të largoheni nga spitali. Zakonisht ata do ta dërgojnë kampionin e gjakut në një laborator për t’u analizuar dhe rezultatet do të dërgohen përsëri në spital. Mjeku i fëmijës tuaj do t’u bëjë të ditur hapat e mëtejshëm që duhen marrë në qoftë se rezultatet tregojnë ndonjë shkak për t’u shqetësuar.