Ushtrimet aerobike mund t’i ndihmojë gratë e moshuara që janë në rrezik për demencë

Stërvitjet e rregullat aerobike e rritin madhësinë e zonës së kujtesës në tru dhe mund të ndihmojnë të ngadalësohet përparimi i demencës. Në një studim të kohëve të fundit u studiuan 86 gra të moshave nga 70 në 80 vjeç të cilat kishin probleme të lehta të kujtesës, të njohura si “dëmtime të lehta të njohjes”. Studiuesit thonë se ky është një faktor i zakonshëm i riskut për demencë. Gratë iu nënshtruan ekzaminimit me rezonancë magnetike për të vlerësuar madhësinë e hipokampus-it të tyre (pjesës së trurit të lidhur me kujtesën verbal-e dhe të mësuarit).

Studimi, i drejtuar nga Dr. Teresa Li-Ambrose dhe kolegët e saj në Universitetin British Kolumbia në Vankuver, u publikua online në British Journal of Sports Merdicine më 8 prill 2014.

Për gjashtë muaj me radhë gratë zhvilluan dy herë në javë seanca aerobike si dhe ushtrime për rezistencën. 29 prej tyre iu nënshtruan përsëri kontrollit me rezonancë magnetike të madhësisë së hipokampusit të tyre pasi kishin përfunduar programin e ushtrimeve të tyre. Ato që e kishin zhvilluar të plotë trajnimin shfaqën një zmadhim të konsiderueshëm të hipokampusit, por ky ndryshim nuk ndodhi tek gratë e grupit tjetër.

Megjithatë kishte disa indikacion-e që rritja e madhësisë së hipokampusit lidhej me kujtesë të dobët verbale, raportuan studiuesit.

Kjo sugjeron që lidhja midis volumit të trurit dhe aftësive mendore është komplekse dhe kërkon më shumë studime për sa kohë që megjithëse studimi gjeti një shoqërim midis ushtrimeve aerobike dhe madhësisë së hipokampusit, ai nuk gjeti një lidhje shkak pasojë.

Sidoqoftë, autorët thonë që gjetjet tregojnë që ushtrimi aerobik e ngadalëson tkurrjen e hipokampusit tek gratë që janë në rrezik për demencë. Ata rekomanduan ushtrim të rregullt aerobik për t’i mbajtur nën kontroll dëmtimet e lehta të njohjes.

Një rast i ri i demence diagnostikohet në çdo katër sekonda dhe numri i personave me demencë pritet të rritet në më shumë se 115 milionë deri në vitin 2050, sipas studiuesve.