Çfarë po bën fëmija juaj?

A po nget një dyrrotësh apo trirrotësh?
A po thotë fjali me tre apo më shumë fjalë?
A po fillon të vishet vetë?
A po këndon me veten e vet?
A është i ngjitur në një moment dhe i pavarur në tjetrin?
Ajo për të cilën nuk duhet të shqetësoheni është frika.

Shumica e fëmijëve dy vjeç kalon nëpër një fazë të demonstrimit të një frike të kuptueshme për moshën, për gjërat si bubullimat, errësira madje edhe përbindëshat dhe merimangat. Çelësi është të mos ia bëni për të madhe, veçanërisht në qoftë se edhe ju frikësoheni nga këto gjëra. Sigurojini fëmijët me fjalë dhe me një përqafim dhe pastaj shpërqendrojini. Ju mund të gjeni se ata përsëri tremben, përsëri sigurojini dhe shpërqendrojini.

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë moshë?

Luani lodra me ta, si vrapim, kërcim dhe ngjitje, kjo do t’u japë atyre një shije për aktivitetin dhe do të ndihmojë për aftësitë e tyre motorike.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë t’i shprehë ndjenjat e tij/saj kur ai/ajo ka ndonjë shpërthim të çastit. Në vend që t’i qortoni fëmijët, bëjini ata t’ju shprehen se çfarë i ka mërzitur ose lënduar ndjenjat e tyre, etj.

Imagjinata e fëmijës bëhet më e gjallë në qoftë se do të filloni të shtireni se luani me kukullat ose kafshët prej pellushi të tyre.

“Vajza ime nuk do të më dëgjojë, kjo e tërbon atë”.

“Është shumë më e pëlqyeshme kur ju uleni në nivelin e tyre dhe e ulni tonin e zërit. Kur unë u thërras që nga kuzhina, është shumë e lehtë për fëmijët e mi të hutohen dhe të më injorojnë. Në vend të kësaj, unë iu afrohem, ulem në nivelin e tyre, gjë që do të thotë se ata duhet të më kushtojnë vëmendje dhe pastaj e ul tonin e zërit, që ata ta dinë se e kam seriozisht. Kjo gjë funksionon çdo herë, veçanërisht në publik.” Kështu shprehet një nënë 30 vjeçare e dy fëmijëve, 4 dhe 2 vjeç.