Çfarë po bën fëmija juaj?

A po zgjedh të luajë më fëmijë të tjerë në vend që vetëm të rrijë pranë tyre?
A po demonstron një njohuri të mirë për hapësirën dhe po lëviz rreth objekteve në vend që të bjerë mbi ta?
A po fillon të kuptojë domethënien e kohës?
A po shfaq ndjeshmëri, gjë që tregon se fëmija juaj i sheh gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër?
A po zgjedh të ndajë dhe të zërë radhën?
Ajo për të cilën nuk duhet të shqetësoheni është gramatika e fëmijës tuaj.

Të mësuarit e një gjuhe është një gjë e ndërlikuar dhe është veçanërisht e vështirë për një 3 vjeçar të jetë gramatikisht korrekt. Një gabim i zakonshëm në këtë moshë është të zbatuarit e një rregulle në vend të një tjetre dhe ngatërrimi i kohëve të foljes. Mënyra për ta ndihmuar është ta përsërisni fjalinë në trajtë korrekte dhe të mos e qortoni atë, në fund të fundit ai e kap vetë trajtën që duhet të përdorë.

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë moshë?

Bashkohuni me grupet e lojës dhe inkurajojeni fëmijën tuaj të luajë me fëmijë të tjerë në sheshin e lojërave për të përmirësuar aftësitë e tij shoqërore.

Inkurajojeni atë të hidhet, të qëndrojë në majë të gishtave dhe të kacavirret për të përmirësuar balancimin dhe koordinimin e lëvizjeve.

Filloni t’i shpjegoni dallimin midis faktit dhe trillimit. Librat me tregime të krahasuar me jetën e përditshme janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë.

Inkurajoni më shumë pavarësi kur ata shkojnë në tualet apo në shtrat me shumë lavdërime.

“Fëmija im tre vjeçar vazhdon të thotë gënjeshtra”.

“Të gënjyerit duket se erdhi në terrenin e tyre pasi të tre fëmijët e mi iu afruan moshës tre vjeçare. Gjeta që mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë nuk ishte të ndërmerreshin menjëherë hapa ndëshkues (megjithëse kjo ndihmonte), por të shpërbleni ndershmërinë dhe të mos zemëroheni me gënjeshtrat. Ata shpesh gënjenin sepse nuk donin të më mërzisnin dhe ndonjë herë tjetër sepse nuk mundeshin ta dallonin faktin nga trillimi, pra e besonin atë që më tregonin. Fatmirësisht kjo është një fazë tjetër që duhet kaluar”.