Udhëheqës vizual: 8 dallime midis djemve dhe vajzave

[ssba_hide]

Aktivitete të cilat rrisin aftësi dhe zhvillim

Koha e lojës është kohë pune për foshnjën tuaj dhe ju jeni ndihmësi i tij, duke i dhënë instrumentet dhe lavdërimet që atij i nevojiten për ta bërë punën.

Kush e dinte? Disa herë janë lodrat më të thjeshta të cilat na mësojnë mësimet më të mëdha. Merrni p.sh. një lodër që bën ku-ku. Fshini fytyrën tuaj pas pëllëmbëve dhe thërrisni: “Ku-ku” me një zë të çuditshëm, dhe jo vetënm që u afroheni të qeshurave të para të foshnjës tuaj, por edhe e ndihmoni atë që të kapë “permanencën e objekteve”. Truri i fëmijës tuaj është zhvendosur “jashtë nga pamja, jashtë nga mendja” duke menduar në njohjen e asaj që fytyra juaj e buzëqeshur (ose një lodër nën batanije) nuk zhduket për herë kur është jashtë fushëpamjes së tij.

Ju mund të filloni duke e ndihmuar foshnjën tuaj të mësojë këtë apo atë mësim që i zhvillon trurin (ose i krijon aftësitë) nga kjo marrëdhënie. Pajiseni atë me objektet tek të cilat ai mund ta përqendrojë shikimin e tij dhe praktikojeni që të ndjekë me sy. Një send i lëvizshëm i varur mbi shtratin e tij, një libër me ilustrime ose fotografi të thjeshta të objekteve të përditshëm ose një raketake të lyer me ngjyra të ndritshme. Por truri i tij nuk është  evetmja pjesë e trupit e cila ka nevojë të stimul-ohet. Gjithashtu ju mund të përdorni aktivitete të ndryshme të ndërtimit të trupit për foshnjat për të forcuar muskujt e tij të vegjël e të mëdhenj. Lëvizini duart dhe këmbët e tij për të forcuar muskujt që atij i nevojiten për të gjithë veprimet fizike që ka përpara (qëndrimi ulur, ecja). Apo luani disa patty-cake që ai të mpreh shkathtësinë e tij.

Duke i përsëritur herë pas here këto lëvizje, ju fitoni po ashtu edhe disa pikë suplementare për ndërtimin e fjalorit të tij. Jeni i ngathët (i rëndë) në bashkëbisedime? Këndoni! Ose tërhiqni nga rafti një libër me vargje ritmike për fëmijët dhe lexojini ndonjë fragment prej tij.

6 sekrete për të rritur një fëmijë të mençur

Disa herë mund të duket se bredharaku juaj që shkon gjithandej nuk mund të ndalojë qoftë edhe për një çast, e le më të bëjë pushime të gjata. Por bredharakët e vegjël kërkojnë të mësojnë. Këtu janë gjashtë mënyra çuditërisht të efektshme për të shtuar përvojën dhe njohuritë e fëmijës tuaj, çdo herë nga pak.

Flisni pa pushuar

Shumica e fëmijëve mësojnë rreth një fjalë të re në javë midis moshës 18 muaj dhe 2 vjeç dhe mund të thonë rreth 50 deri 100 fjalë në moshën 2 vjeçare. Ekspert-ët thonë se sa më shumë t’i flisni fëmijës tuaj, aq më shumë do të mësojë. Ata rekomandojnë që ju “të tregoni për ditën tuaj”. Kjo do të thotë t’i flisni fëmijës se çfarë po bëni ndërsa e bëni atë dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’i ekspozuar të voglit tuaj një larmi fjalësh të reja gjatë gjithë ditës.

Tani është koha që t’i lexoni më shumë libra. Kënaquni duke përdorur zëra të ndryshëm për personazhe të ndryshëm në një libër.

Sigurohuni që i vogli juaj të dëgjojë një përrua të tërë fjalësh, por jo nga televizori. Gjuha e televizionit është tepër e shpejtë për fëmijët dhe nuk është ndërvepruese. Ndërsa të vegjlit kanë nevojë të dëgjojnë njerëzit duke folur, ata po ashtu kanë nevojë për bashkëveprim në mënyrë që të fitojnë përvojën maksimale.

Duke ruajtur një rrjedhë konstant-e bashkëbisedimi, duke përdorur një fjalor të larmishëm, ju e përgatisni fëmijën tuaj për të lexuar, shkruar e shkoqitur fjalët.

Mësojini abc-në e emocionit

Krijimi i inteligjencës emocionale është e rëndësishme për zhvillimin njohës dhe shoqëror të fëmijës tuaj. Dhe ju mund ta ndihmoni atë të mësojë të lexojë sinjalet emocionale, një aftësi e jetës që ka të bëjë me çdo gjë tonën.

Piketë për vogëlushin tuaj: Ecja

Kur dhe si ndodh kjo

Fëmija juaj është stërvitur vazhdimisht për hapat e parë qysh nga dita e lindjes. Gjatë vitit të parë, ai ka zhvilluar fuqinë dhe koordinimin e muskujve të tij dhe ka zotëruar një shkathtësi pas një tjetre, që nga rrokullisja deri tek qëndrimi ulur, zvarritja apo largimi me shpejtësi.

Pasi i ka bërë të vetat këto aftësi, ai ka qenë gati ta detyrojë veten të qëndrojë në pozicionin në këmbë e madje edhe të udhëtojë rreth e qark dhomës duke u mbajtur tek mobiliet. Paskëtaj është çështje besimi dhe balance që ai të ecë vetë.

Mësimi i ecjes kërkon shumë praktikë dhe mund të dojë shumë kohë. Dhe zotërimi i saj është një përparim i madh në betejën e fëmijës tuaj për t’u bërë më i pavarur.

12 deri 18 muaj

Shumica e fëmijëve i hedhin hapat e tyre të parë afërsisht kur është ditëlindja e tyre e parë, por diapazoni normal për të arritur këtë piketë është shumë i gjerë. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj është nga ata të vonshmit, i rëndësishëm është progresioni i aftësive. Në qoftë se ai ka qenë pak i vonuar në rrokullisjet dhe zvarritjet e tij, shanset janë që atij do t’i duhen edhe disa javë ose muaj të tjerë për të ecur. Për sa kohë ai vazhdon të mësojë gjëra të reja, nuk keni pse të shqetësoheni tepër.

19 deri 24 muaj

Kur  fëmija bëhet më i sigurt mbi këmbët e veta, ai do të fillojë të ndjehet më komod kur ecën me diçka në dorë, si p.sh. një kafshë prej pellushi ose një top. Ai do ta sfidojë veten duke mbajtur edhe pesha më të rënda, si p.sh. një çantë. Gjithashtu do të emocionohet kur të zbulojë që mund të vrapojë dhe jo vetëm të ecë nga një vend në tjetrin.

25 deri 30 muaj

Në kohën që mbush 2 vjeç, është bërë aq i sigurt për aftësitë e tij, saqë tashmë merr pjesë në lojëra të ndryshme. Hapat e tij po bëhen më të sigurt dhe po fiton aftësinë që të shkelë thembrën dhe gishtat e këmbëve, ashtu siç bëjnë edhe të rriturit.

Frika nga të qenit prind. Çfarë mund të bëni ju për këtë?

Kohët e fundit u anketuan më shumë se 2 400 prindër për të gjetur se çfarë i lë ata pa gjumë natën. Frika luhatet nga shqetësimet rreth të ardhmes së fëmijëve tuaj e deri tek siguria për shëndetin e tyre afatgjatë.

Kjo na bën të pyesim: A janë fëmijët tanë vërtet në rrezik, apo shqetësimi është thjesht i qepur në ADN-në tonë të prindit?

Në përgjithësi, prindërit dhe ata që nuk janë prindër njëlloj priren të frikësohen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Prindërit gjithashtu priren të frikësohen nga rreziqet sensacionale, ato që tërheqin vëmendjen e medias dhe krijojnë melodrama si të filmave më të shikuar gjatë javës. Sipas ekspert-ëve, është e zakonshme që prindërit të shqetësohen shumë se fëmija i tyre mund të rrëmbehet nga ndonjë i huaj se sa për udhëtimet e tij me makinë pa rripin e sigurimit, apo që luan pranë një pishine të pa rrethuar, megjithëse makina dhe pishina mund të paraqesin rrezik më të madh për fëmijët se sa rrëmbimi.

Një mori ekspertësh u pyetën për të përcaktuar çfarë duhet të bëni për t’i pasur të pa rrezikuar fëmijët tuaj.

Shpresa të mëdha

Frika: Unë kam frikë se fëmija im nuk do të marrë arsimin e duhur dhe shanset që i nevojiten për të arritur potencialin e vet.

Kjo ishte frika më e madhe e prindërve në anketimin tonë. Kjo na befasoi sepse ne anketuam prindër të fëmijëve relativisht të vegjël. Por kjo nuk ishte befasi për Pamela Paul, autore e librit Të qenit Prindër. Në të ajo tregon se si ankthi prindëror ushqehet nga marketingu i lodrave dhe produkteve “edukative” dhe i programeve të leximit të hershëm, të cilat do ta vënë fëmijën tuaj në një rrugë të shpejtë të suksesit, madje edhe para se ai të çlirohet nga pelenat. Paul beson se ky ankth prindëror është një reagim racional ndaj një klime të frikshme ekonomike. Në bazë të kësaj frike të prindërve është një ndjesi e gjerë e pasigurisë ekonomike. Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre nuk do ta kenë të lehtë dhe shumë prindër sot duan një të ardhme tjetër për fëmijët e tyre.