Përdorimet

Agamaglobulinemi (mungesa gamaglobulinave në gjak) ose hipo-gama-globuline-mi (ulja gamaglbulinave të gjakut), profilaksi në imunodeciencë (ulja e imunitet-it) primare, purpura trombocitopeni-ke idiopatik-e (purpura e shkaktuar nga ulja e trombo-citeve me natyrë të panjohur), leukemi limfo-citare kronike e B-qelizave, transplantim i palcës së kurrizit, AIDS tek fëmijët.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet (mbindjeshmëri).

Efektet anësore

Dhimbje koke, urtikarie (njolla të kuqe), vjellje, ethe, anafilaksi, nauze (ndjenjë të vjelle), dhimbje gjoksi, dhimbje trupi, shkurtim i frymëmarrjes, eritemë (skuqje).

Dozimi

Agamoglobulinemi ose hipo-gamaglobulinemi: 100-400 mg/kg I.V. 2 deri 4 javë ( 0.01-0.02 mL/kg/min. infuzion gjatë 30 min).

Profilaksia e imunodeciencë-s primare:  100-400 mg/kg në muaj, me infuzion (0.01-0.02 mL/kg/min gjatë 30 minutash, maks. 0.08 mL/kg/min).

Purpura trombocitopeni-ke idiopatike: 0.4g/kg gjatë 5 ditëve (Gamimune N). Mund të jepen doza shtesë.

Leucemi (leukemi -rritja e qelizave leukocite në gjak)  kronike limfocitare e B qelizave: 400 mg/kg (Gammagard S/D) çdo 3-4 javë.

Transplantim-i i palcës së kockave: 500 mg/kg (Gamimune N) 7 dhe 2 ditë (pre-transplant) e pastaj çdo javë, gjatë 90 ditëve (post-transplant).

AIDS infeksionet e fëmijëve: 400 mg/kg Gamimune N, çdo 28 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion intravenoz (IV):

5% në 10 mL, 50 mL, 100 mL, 250 mL.

5% në 2.5 g, 5g, 10 g.

10% në 5 g, 10 g, 20 g.

Pluhur për injektim:

50 mg proteinë/mL në shishe: 0.5 g,1 g, 2.5 g, 3 g, 5 g, 6 g, 10 g.