Përdorimet

Agamaglobulinemi (mungesa e gamaglobulinave në gjak) ose hipo-gamaglobulinemi (ulja e gamaglobulinave në gjak), eksponim ndaj hepatitit A, modifikimi ose parandalimi i morbileve, eksponim ndaj morbileve te fëmijët me çrregullime të imunitet-it.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet (mbindjeshmëri).

Efektet anësore

Dhimbje koke, urtikarie (njolla të kuqe), vjellje, ethe, anafilaksi, nauze (ndjesi të vjelle), dhimbje gjoksi, dhimbje trupi, shkurtim i frymëmarrjes, eritemë (skuqje).

Dozimi

Agamoglobulinemia dhe hipo-gamaglobulinemia:

Fillimisht 1.2 mL/kg injeksion intramuskular (I.M) dhe vazhdon me 0.6 mL/kg një herë çdo 2-4 javë. Doza maksimale individuale është 30-50 mL.

Fëmijëve u jepen 20-40 mL I.M në muaj.

Eksponim ndaj hepatitit A:

0.02 mL/kg I.M sa më shpejt pas eksponimit. Terapia vazhdon çdo 4-6 muaj me doza që varen nga gjatësia e eksponimit të mëtejshëm.

Eksponim ndaj morbili-t:

0.25–5 mL/kg I.M brenda 6 ditëve pas eksponimit.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion IM: 16%/2 mL, 16%/5 mL, 16%/10 mL.