Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.