Ambroxol hydrochloride 15 mg /5ml dhe 30 mg/5ml

Çfarë është Aprinol dhe për çfarë përdoret

Aprinol shururp është një agjent mykolitik që përdoret për sëmundjet e traktit respirator.

Aprinol shurup përdoret në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe bronkeve të shoqëruara me sekrecione viskoze. Aprinol bën mukus-in me pak viskoz si rrjedhojë thjeshton sekretim-in.

Kur nuk duhet të perdorni Aprinol

Nese pacienti është alergji-k ndaj përbërësit aktiv të Aprinol (ambroxol hydrochloride) ose ndaj përbërësve të tjerë të Aprinol.

Kur duhet të tregoni kujdes ndërkohë që përdorni Aprinol

Nëse pacienti ka shfaqur reagim alergjike të rëndë të lëkurës (p.sh. sindromën e Steve-Johnson dhe Lyell Morbus).

Për këtë arsye, nëse shfaqen lezion-e të lëkurës ose të mukozës, Aprinol duhet të ndërpritet.

Fëmijët

Për fëmijët nën dy vjeç, Aprinol duhet të përdoret vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.

Përdorimi me medikamente të tjerë

Asnjë medikament që përdoret për zbutjen e kollës (antitusivë) nuk duhet të përdoret njëkohësisht me Aprinol.

Shtatzënia dhe laktacioni

Aprinol nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe laktacion-it.

Perdorimi i makinave dhe makinerive

Nuk ka efekte mbi përdorimin e makinës apo të makinerive.

Informacione rreth përbërësve të Aprinol

Aprinol përmban sorbitol. Nëse ju është konstatuar mbi ndjeshmëri ndaj disa sheqernave, duhet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.

Përdorimi dhe doza

Aprinol shurup duhet të merret nga goja, para vaktit. Mos merrni Aprinol direkt para se të flini.

Aprinol shurup 15mg/5ml

Fëmijët deri në 2 vjeç: 15 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza  2.5 ml shurup (gjysmë luge çaji) 2 herë në ditë.

Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç: 22.5 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 2.5 ml shurup (gjysmë luge çaji) 3 herë në ditë.

Fëmijët nga 5 deri 12 vjeç: 30-45 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 5 ml shurup (një lugë çaji) 2-3 herë në ditë.

Aprinol shurup 30mg/5ml

Fëmijët mbi 12 vjeç  dhe të rriturit: 60-120 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 5-10 ml (një deri në dy lugë çaji) 2 herë në ditë.