Shkaku i kancer-it ezofageal nuk është kuptuar plotësisht, por ekzistojnë një sërë faktorësh rrezikues. Këto përfshijnë:

  • Ahalazioni, një gjendje ku muskujt e poshtëm ezofageal nuk pushojnë siç duhet;
  • Gëlltitja e agjentëve kaustikë;
  • Duhani;
  • Pirja e sasive të shumta dhe të rregullta të alkool-it; dhe
  • Ngrënia e nitriteve ose toksinave (toksinë) nga kërpurdhat.

stomaku

Simptomat e kancerit ezofageal

Shumë njerëz nuk përjetojnë ndonjë parehati ose simptoma të dukshme në fazë të hershme, megjithatë, me zhvillimin e kancerit, simptomat e mëposhtme mund të zhvillohen:

  • Vështirësi ose dhimbje në gëlltitje që mund të shoqërohen me ndjesinë që ushqimi dhe lëngjet të ngecin në fyt. Vështirësia në gëlltitje zakonisht është vënë re me ushqimet e forta dhe më pas është zhvilluar me vështirësitë në gëlltitjen e ushqimeve të buta dhe lëngjeve.
  • Humbja në peshë është e zakonshme për shkak të vështirësive në gëlltitjen e ushqimeve dhe lëngjeve.
  • Pneumoni-a e shkaktuar nga ushqimi, që zbret poshtë në rrugët e frymëmarrjes në vend të ezofag-ut dhe më pas kalon në mushkëri (mjekët e quajnë këtë pneumoni aspirative).
  • Kollitje, mbytje ose ngjirje të zërit.
  • Dhimbje kraharori gjatë gëlltitjes ose rasteve të tjera.

Nëse ju përjetoni ndonjë nga këto simptoma në një bazë të rregullt ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.