Simptomat e ADHD-së dhe diagnoza

ADHD-ja (çrregullime hiperaktiviteti dhe mungesë vëmendje) është një gjendje kronike (që zgjat tërë jetën) që mund të ketë impakt serioz në jetën e fëmijëve të prekur, tek prindërit dhe familjet. ADHD-ja është më shumë e zakonshme tek djemtë sesa tek vajzat dhe mund të zgjasë deri në moshë të rritur. Në përgjithësi, aftësia për të kontrolluar simptomat si impulsiviteti përmirësohet me kalimin e kohës por jo çdokush me ADHD mund të rritet duke e shmangur atë.

Herë pas here shumica e fëmijëve nuk tregojnë vëmendje ose duken “hiperaktivë”, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë ADHD. Shpesh, shumë njerëz janë impulsivë dhe kjo është pjesë normale e personalitetit të tyre. Që të diagnostikohet ADHD-ja, fëmija duhet të ketë probleme serioze dhe në vazhdimësi—p.sh. në shtëpi dhe në shkollë.

ADHD-ja është një gjendje kontraversale në të cilin disa njerëz ndihen rregullisht të “mbi medikamentizuar” për sjelljen e keqe, ndërsa disa të tjerë ndihen si të “penalizuar” për sjelljen e keqe kur ata duhet të ishin trajtuar për çrregullime. Meqenëse ADHD-ja mund të ngatërrohet me sjelljen normale dhe një varietet kushtesh të tjera, është e rëndësishme që diagnoza të bëhet vetëm pas një këqyrjeje shumë të kujdesshme nga ana e mjekut specialist që ka aftësi në këtë fushë.

Çfarë e shkakton ADHD-në?

ADHD-ja shkaktohet nga probleme me zhvillimin e trurit—shkencëtarët besojnë se neurotransmetues-it (mesazherët kimikë) në trurin e njerëzve me ADHD nuk punojnë në mënyrë të rregullt. Duket se ka edhe probleme strukturore në tru. Edhe pse shkaku ekzakt i ADHD-së mbetet mister, ka disa faktorë që përfshihen në të.

Ndoshta më të rëndësishëm janë faktorët gjenetikë—shumë fëmijë me ADHD kanë të paktën një të afërt me çrregullime. Këtu mund të përfshihen disa gjene dhe si zakonisht që ato të shprehen duhet prezenca e faktorëve të tjerë, përfshirë:

– Ekspozimin në zhvillimin e fetus-it ndaj duhanit, alkool-it dhe drogave të tjera;

– Peshën e vogël në lindje;

– Historinë e një plagosjeje;