Dhimbjet e muskujve dhe trajtimi i tyre

Ka shumë trajtime të ndryshme të vlefshme që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe lëndimeve të muskujve, përfshirë ilaçet anti-inflamatore dhe ngrohësve.

Agjentët oral anti-inflamatorë

Tabletat anti-inflamatore mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacion-it që kontribuon në dhimbjen e muskujve. Megjithatë, përdorimi i ilaçeve josteroidale anti-inflamatore në formë tablete (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) duhet të evitohen tek njerëzit me ndjeshmëri ndaj aspirinë-s, ulçerë në stomak ose me simptoma të mos tretje-s dhe të përdoret me kujdes tek njerëzit me astmë, probleme me veshkat dhe dehidratim.

Ngrohësit dhe xhelet anti-inflamatore

Ngrohësit dhe xhelet anti-inflamatore trajtojnë reaksionin inflamator të trupit ndaj plagosjeve, duke reduktuar dhimbjen e duke inkurajuar shërimin.

Efektet anësore që sjell aspirina dhe IJSAI, mund të ndodhin edhe nga përdorimi i xheleve dhe ngrohësve anti-inflamatorë, por kjo ndodh rrallë. Pacientët me reaksione ndjeshmërie ndaj aspirinës ose IJSAI të tjerë duhet të evitojnë përdorimin e produkteve që përmbajnë këto ilaçe.

Rubefacientët (fërkuesit ngrohës)

Rubefacientët, që quhen edhe fërkues ngrohës, bëjnë që enët e gjaku-t në zonën e trajtuar të hapen dhe të krijojnë ndjenjën e ngrohtësisë, duke maskuar ndjenjën e dhimbjes. Masazh-imi me fërkues ngrohës në lëkurë sjell penetrim më të mirë dhe stimul-on impuls nervor në tru, për daljen mbi ndjenjën e dhimbjes. Ato që përmbajnë salicilate duhet të evitohen nga njerëzit që janë të ndjeshëm nga aspirina.

Trajtimi fizik

Masazhi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve. Paketat e ftohta janë të mira kur përdoren gjatë 72 orëve të para të tendosjes së muskujve, pas kësaj paketat e ngrohta janë më të përshtatshme.