Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht mbas infarkt-it të miokardit (infarkti i miokardit); takikardi atrial-e.

Kundërpërdorimet

Blloku i zemrës, insuficienca e zemrës, hipotension; lupus eritematoz sistemik; torsades de pointes nuk është indikacion për dhënie; laktacion.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, diarre, urtikarie, ethe, depresion i miokard-it, insuficiencë e zemrës, sindrom i ngjashëm me lupus eritematoz, mbas trajtimit të agranulocitozë-s; janë raportuar edhe psikozë dhe angioedemë.

Dozimi

Me injeksion intravenoz (shpejtësia e dhënies nuk duhet të kalojë 50 mg/min), 100 mg me monitorim të EKG, të përsëritet në intervale kohore prej 5 minutash derisa të arrihet kontrollimi i aritmisë; doza maksimale 1 g.

Me infuzion intravenoz jepen 500-600 mg gjatë 25-30 minutash me monitorim të EKG, dhe duke vazhduar me shpejtësi të dhënies prej 2-6 mg/min, dhe pastaj nëse është e nevojshme trajtimi oral si më lartë duke filluar 3-4 orë mbas infuzionit.

Dozat dhe format farmaceutike

Tableta: 250 mg.

Injeksion: 100 mg/mL 10 mL amp.

Përdorimet

Ulçera gastrike (stomaku) dhe ulçera duodenale beninj-e, ulçera duodenale e shoqëruar me Helikobakter pilori (bakter që vendoset në pjesën pilor-ike të stomakut), refluks ezofageal, sindroma Zollinger-Ellison, profilaksi e ulçerë-s së shkaktuar nga stresi, reduktim i sekretim-it gastrik.

Kundërpërdorimet

Reaksionet e mbindjeshmërisë nga bari.

Efektet anësore

Veprimet anësore të antagonist-ëve të H2, receptor-ëve që përfshijnë diarre-në dhe çrregullimet tjera gastrointestinal-e, testet funksionale të mëlçisë të alteruara (rrallëherë dëmtim i mëlçisë), dhimbje koke, marrje mendsh, urtikarie (njolla të kuqe) dhe lodhje. Veprime të rralla anësore janë: pankreatiti (infeksion i pankreas-it) akut, bradikardi, blloku AV (bllokim i përçimit nervor atrio-ventrikular), konfuzion, depresion dhe halucinacion posaçërisht tek të moshuarit ose shumë të sëmurët, reaksione të mbindjeshmërisë, përfshirë ethet, artralgji (dhimbje të artikulacion-eve), mialgji (dhimbje muskulare), anafilaksi, çrregullimet e gjakut, përfshirë çrregullime të qelizave të gjakut, agranulocitozë, leukopeni, pancitopeni, trombocitopeni, takikardi (rritje të rrahjeve të zemrës), agjitim, çrregullime të të parit, eritemë multoform dhe alopeci (rënie flokësh). Janë paraqitur raporte të veçanta për gjinekomasti (rritje dhe rrjedhje të gjinjve në kushte patologji-ke) dhe impotencë.

Dozimi

Në ulçerë-n beninj-e gastrike dhe duodenale merren nga 150 mg në ditë ose 300 mg në mbrëmje gjatë 4 deri në 8 javë. Në episodet dispepsi-ke kronike deri në 6 javë, kurse tek ulçera e shkaktuar nga BAIJS deri në 8 javë (në ulcerë duodenal-e mund të merren nga 300 mg dy herë në ditë për arritjen e shërimit më të shpejtë); doza e mbajtjes është 150 mg në mbrëmje; tek fëmijët me ulçera gastrike jepen 2-4 mg /kg dy herë në ditë, maksimalisht 300 mg në ditë.

Ulçera duodenale e shoqëruar me helikobakter pilori trajtohet me 300 mg në ditë ranitidinë në doza të ndara (plus amoxicillin-ë 750 mg, tri herë në ditë dhe metronidazol 500 mg tri herë në ditë) gjatë dy javëve; trajtimi me ranitidinë vazhdohet edhe për dy javë tjera.