Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Skizofreni-a, tek ata pacientë që nuk reagojnë me terapi tjera.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me epilepsi të pa kontrolluar, depresion, koma.

Efektet anësore

Dhimbje koke, sinkopë, marrje mendsh, tremor, vertigo, sedacion, çrregullime të gjumit, hipokinezi apo akinezi, agjitim, konfuzion, insomnia, lodhje, ataksi, depresion, takikardi, hipotension, hipertension, dhimbje gjoksi, hipotension ortostatik, tharje goje, konstipacion, pështirosje, vjellje, saliva eksesive, diarre, leukopeni, agranulocitozë, ethe, spazmë dhe dhimbje muskujsh, çrregullim të të parit etj.

Dozimi

Të rriturit: në fillim 12.5 mg P.O. një herë në ditë, doza rritet çdo ditë nga 25-50 mg në ditë deri në 300-400 mg në ditë në fund të javës së dytë. Doza individuale është e bazuar në tolerancën e pacientit, në efektet anësore, gjendjen klinik-e. Shumica e pacientëve reagojnë në dozën ditore prej 300-600 mg, mirëpo tek disa edhe mbi 900 mg. Të mos kalohet doza prej 900mg në ditë!

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Tek artrit reumatoid; osteoartrit; spondiliti ankilozues; në dhimbje të lehta dhe ato mesatare; në an-algjezi-në postoperatore; në ethe dhe dhimbje tek fëmijët.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar; ulçerë peptik-e aktive dhe të kaluar; sindromi i polipe-ve nazal-e (të hundës); bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje).

Efektet anësore

Dispepsi (vështirësi në tretje), intolerancë gastrointestinal-e (stomak-zorrë), hemorragji, dhimbje koke, anemi, trombocitopeni (ulje të trombociteve), agranulocitozë.

Dozimi

Të rriturit: në fillim 1200 mg në ditë, në doza të ndara. Në raste të rënda deri në 1800 mg në ditë. Doza mbajtëse është 600-1200 mg në ditë. Doza nuk duhet të tejkalohet mbi 2400 mg, në 24 orë.

Fëmijët: 20 mg/kg në ditë, në doza të ndara. Nuk rekomandohet tek fëmijët me masë trupore nën 7kg.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 100 mg, 200 mg, 300 mg, 400 mg, 600 mg, 800 mg.

Suspension oral: 100 mg/5 mL.

Përdorimet

Diabeti mellitus.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet, ketoacidozë diabet-ike me ose pa komë diabetike, shtatzënia dhe periudha e ushqimit të fëmijës me gji.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Mundim, përgjumje, dhimbje koke.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze (ndjesi të vjelle), konstipacion (vështirësi në jashtëqitje), diarre.

Hematologjike (gjaku): Ulje të qelizave të gjakut, leukopeni, anemi hemolitik-e, agranulocitozë, trombocitopeni, anemi aplastike sekondar-e.

Hepatike (mëlçisë): Ikter kolestatik (ngjyrë jeshile e lëkurës nga bllokimi rrugëve biliar-e të mëlçisë).

Lëkura: Ekzantemë, kruarje.

Të tjera: Hipoglikemi (ulje të sheqerit).

Dozimi

Doza fillestare është 2.5-5 mg në mëngjes, para marrjes së ushqimit. Dozat ditore më të larta se 15 mg duhet të ndahen. Doza maksimale ditore është 40 mg (për retard tableta doza maksimale është 20 mg).

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2.5 mg, 5 mg, 10 mg.

Retard tableta: 5 mg, 10 mg.

Përdorimet

Te glaukomat e thjeshta kronike apo me kënd të hapur; glaukoma sekondar-e; edemave kardiake (edema me shkaqe nga patologji-të e zemrës), epilepsi-së bashkë me antikonvulsivë të tjerë.

Kundërpërdorimet

Te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit; te çrregullimet e theksuara të veshkave dhe mëlcisë; në insuficiencën (ulje të funksionit) tek gjëndra mbiveshkore dhe në acidozën hiperkloremi-ke (rritje të sasisë së klorit në gjak); përdorimi i gjatë është i kontraindikuar edhe te glaukoma kongjestive kronike këndngushtë.

Efektet anësore

Parestezi (bllokim muskular regjional), anoreksi (mungesë oreks-i), ndryshime të ndjenjës së të shijuarit; poliuri (urinim i shpeshtë), polidipsi (etje për ujë), dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje, irritabil-itet, konfuzion, përgjumje. Në raste të rralla fotosensivititet (ndjeshmëria ndaj dritës), acidozë, miopi (dëmtim i shikimit nga larg) kalimtare (duhet ulur doza), ethe, agranulocitozë (ulja e qelizave granulocite në gjak), trombocitopeni (ulja e trombociteve), leukopeni (ulje e leukocite-ve), anemi aplastike sekondare, ekzantemë (skuqje), anafilaksi, kristaluri (prania e kristale-ve në urinë), formim kalkul-ash (gurë), kolikë renal-e (dhimbje të forta të veshkave) dhe uretral-e (ureter), dëmtime renale (veshkash), urtikarie (njolla të kuqe), hematuri (prania gjaku në urinë), glukozuri (prania e glukozë-s  në urinë), insuficiencë hepatike (ulja e funksionit të mëlcisë), paralizë dhe konvulsion.

Dozimi

Në glaukomë: 250-1000 mg në ditë, në doza të ndara. Në edemë kardiake: doza fillestare për të shkaktuar diurezë (urinim) është 250-375 mg, 1 herë në ditë në mëngjes ose 250-375 mg 2 herë në ditë, e pastaj një ditë po dhe një ditë jo. Në epilepsi: të rriturit, 250-1000 mg në ditë, në doza të ndara. Fëmijët: 8-10 mg/kg, në ditë, në doza të ndara; nuk duhet tejkaluar doza prej 750 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 250 mg.