Përdorimet

Hipertension primar pulmonar (tension i rritur i mushkërive). Pengimi i agregimit trombocitar gjatë dializës renal-e (veshkave).

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet, RDS, qarkullimi fetal persistent, shantet nga ana e majtë në të djathtën.

Efektet  anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dhimbje koke, parestezione, mundim, anksiozitet (ankth), agjitim.

SKV (Sistemi Kardiovaskular): Dhimbje gjoksi, takikardi (rrahje të shtuara), bradikardi, hipotension.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze (ndjenjë të vjelle), dispepsi (çrregullim ne tretje), dhimbje abdominale (barku), vjellje.

SR (Sistemi Respirator): Dispne (çrregullime të frymëmarrjes).

Lëkura: Flesh.

Të tjera: Trombocitopeni (ulje të trombociteve), ethe, sepsis (infeksion gjaku), mialgji (dhimbje muskujsh).

Dozimi

Në fillim, 2 nanogram/kg/min. me infuzion intravenoz duke e rritur këtë dozë çdo 15 min për 2 nanogram/kg/min. deri sa të arrihet efekti i dëshiruar. Doza mbajtëse fillestare duhet të jetë për 4 nanogram/kg/min. më e vogël se sa doza maksimale që është arritur gjatë dozimit fillestar.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 0.5 mg/17mL,  1.5 mg/17 mL.