Shtatzënia dhe vitaminat para lindjes

Cilat janë vitaminat e paralindjes?

Një dietë e shëndetshme është gjithmonë një ide e mirë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë është mirë të merren vitamina të paralindjes për të ndihmuar të mbushet çdo boshllëk ushqimor në dietën e nënës. Vitaminat që duhen para lindjes janë shumë vitamina dhe minerale. Acidi i tyre folik, hekuri dhe kalcium-i janë veçanërisht të rëndësishëm.

Acidi folik, hekuri dhe kalciumi

Acidi folik ndihmon të parandalohen defektet në lindje të tubit neural, që prek trurin dhe shtyllën kurrizore. Defektet e tubit neutral zhvillohen në 28 ditët e para pas ngjizjes, para se shumë gra ta dinë se janë shtatzënë. Meqenëse pothuaj gjysma e të gjithë shtatzënive janë jo të planifikuara, rekomandohet që çdo grua që mund të mbetet shtatzënë të marrë 400 mikro-gram (mcg) acid folik çdo ditë, duke filluar që para ngjizjes dhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Një grua që tashmë ka pasur një foshnjë me një defekt të tubit neural duhet të këshillohet me mjekun e saj nëse mund të ketë apo jo nevojë të marrë një dozë të ndryshme të acidit folik. Studimet kanë treguar se marrja e një doze të madhe (deri 4 000 mcg) të paktën një muaj para dhe gjatë tremujorit të parë mund të jetë e dobishme për këto gra.

Ushqimet që përmbajnë acid folik janë perimet e gjelbra, arrat, fasulet, agrumet etj. Megjithatë është mirë të merret një plotësues ushqimor me sasinë e duhur të acidit folik.
Edhe kalciumi është i rëndësishëm për një grua shtatzënë. Ai mund të parandalojë humbjen e densitetit të kockave të saj, sepse edhe foshnja përdor kalciumin për rritjen e kockave të saj.

Hekuri ndihmon gjaku-n, edhe të nënës edhe të foshnjës që të mbartë oksigjenin që i nevojitet organizmit.

Çfarë vitaminash duhen kërkuar para lindjes?

Kërkoni këto vitamina të paralindjes:
• 400 mikrogram acid folik;
• 400 unitete vitamina D;
• 200-300 miligram kalcium;
• 70 miligram vitamina C;
• 3 miligram thiaminë;
• 2 miligram riboflavinë;
• 20 miligram niacinë;
• 6 mikrogram vitamina B12;
• 10 miligram vitamina E;
• 15 miligram zink;
• 17 miligram hekur.

Njohja e foshnjës me ushqime të reja

Pasi është bërë profesioniste në ngrënien e drithërave, karotave, lëngut të mollës, foshnja juaj është gati të provojë shije dhe veshje të reja.

Zgjeroni alternativat e menusë

Ato specialitete të mëngjesit (drithëra, lëng molle, banane, zarzavate) bëhen të mërzitshme pas disa dhjetëra vaktesh. Filloni të ndryshoni menunë (afërsisht pas muajit të shtatë ose të tetë) duke shtuar mish të grirë (pulë, qengj, gjeldeti, ose mish lope), të verdhë veze (pa pjesën e bardhë) dhe avokado në repertorin e saj. Kur ajo është bërë nëntë muajsh, qumështi i plotë, kosi, djathi, makaronat dhe bizelet mund t’i paraqiten foshnjës. Më poshtë keni disa sugjerime:

Mundohuni të lehtësoni zgjedhjet e ushqimeve dhe t’i veçoni ato nga njëra-tjetra

Jeni gati të shërbeni një pjatancë të madhe me ushqime të ndryshme? Kjo është normale, për sa kohë që ju i veçoni ushqimet nga njëri tjetri. Qëllimi është të njihni (dhe ta kënaqni) foshnjën tuaj me shijen e ushqimeve të veçanta, sepse p.sh. nëse e përzieni mishin me zarzavatet njëherësh, foshnja juaj nuk do të arrijë të kuptojë shijen e veçantë të bizeleve. Pasi ajo ka arritur të shijojë një shumëllojshmëri të ushqimeve të ndryshme, atëherë ju mund të përzieni gjërat bashkë. Krijoni përzierjen tuaj të veçantë, me shijet e preferuara të foshnjës suaj, ose provoni të përzieni ushqimet e konservuara, por më parë lexoni me kujdes etiketat. Shumica e ushqimeve të fazës fillestare të rritjes përbëhen nga ingredientë të miratuar botërisht, por konservat ushqimore komerciale për foshnjat më të rritura mund të përmbajnë sheqer të shtuar (i cili mund të shfaqet në formën e shurupit të misrit me sasi të larta fruktoze).

Kini kujdes ndaj alergjive të ushqimit