Alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që zakonisht na shkon në mendje, kur bëhet fjalë për alergji-të sezonale. Ndërkohë që pemët fillojnë të lulëzojnë dhe polenet fillojnë të enden në ajër, ata që vuajnë nga alergjitë fillojnë ritualin e tyre vjetor të mbledhjes së hundëve dhe teshtimave. Çdo vit, 35 milionë amerikanë bien pre e rinit alergjik sezonal, i njohur gjerësisht si ethet e barit të thatë. Edhe pse nuk ka shërim magjik për alergjitë e pranverës, ekzistojnë një sërë mënyrash për t’i luftuar ato, që variojnë nga medikamentet deri tek zakonet shtëpiake.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Shkaktarët më të mëdhenj të alergjive të pranverës janë polen-et, kokrra të vogla që lëshohen në ajër nga pemët, bari dhe barërat e këqija, me qëllim që të fertilizojnë (mbarsin) bimët e tjera. Kur grimcat e poleneve hynë në hundën e dikujt që është alergjik, ato e bëjnë sistemin imunitar të mbingarkohet. Sistemi imunitar duke i parë gabimisht polenet si pushtues të huaj, lëshon antitrup-a, substanca që normalisht identifikojnë dhe sulmojnë bakteret, viruset dhe mikro-organizmat e tjerë që shkaktojnë sëmundje. Antitrupat sulmojnë alergjen-ët, veprim i cili sjell çlirimin e kimikateve, të quajtura histaminë, në gjak. Histaminat shkaktojnë rrufë, kruarje sysh dhe simptoma të tjera të alergjive. Polenet mund të udhëtojnë për milje të tëra, duke “shtruar” një rrugë vuajtjesh për ata që kanë alergji. Sa më i lartë numri i poleneve, aq më të mëdha janë vuajtjet. Numri i poleneve mat sasinë e alergjenëve në grimca, për metër kub. Ju mund të zbuloni përmbajtjen ditore të poleneve duke vizituar faqen NAB: Faqja mbi përmbajtjen e poleneve dhe mykut, në faqen on-line të Akademisë Amerikane të Alergjive, Astmës dhe Imunologji-së. Këtu po ju rendisim disa nga “keqbërësit” më të mëdhenj të alergjive të pranverës:

Pemët: Verria (gjendet dhe në Shqipëri në zonën e veriut); Selvia; Elmi; Arra amerikane; Dëllinja; Panja; Lisi; Ulliri; Palma; Pisha; Plepi; Shelgu.

Kullosa dhe barërat e këqija: Bermuda; Feskuca; Johnson; June.