Konjuktiviteti: Konjuktiviteti alergjik

Konjuktiviti alergjik mund të prekë jo vetëm sytë por edhe hundën, dhe kjo njihet nga doktorët si rhino-konjuktiviti alergjik. Simptomat e syve përfshijnë skuqje, kruarje, djegie, shikim të turbullt dhe përlotje. Këto kushte shpesh shkaktojnë edhe jokomformitet me dritën e diellit (fotofobi) dhe kruarje e djegie të pjesës përreth syve.

Konjuktiviti alergjik mund të jetë stinor ose simptomat mund të përjetohen gjatë gjithë vitit nëse personi është i ekspozuar ndaj alergjenëve si:

  • Pluhuri i shtëpisë;
  • Qime dhe copa lëkure kafshësh;
  • Spore të myqeve përjashta dhe brenda shtëpisë;
  • (Në mënyrë okazionale) ushqimet dhe aditivët ushqimorë.

Alergjenë stinor ajror

Këta janë alergjen-ë të zakonshëm të mjediseve të jashtëm si polen-i i bimëve, pemëve etj. Simptomat e alergji-së nga poleni variojnë nga dita në ditë dhe mund të jenë në varësi të motit. Shpesh simptomat e shkaktuara nga poleni pakësohen në ditë me lagështirë, por rishfaqen në ditë të nxehta dhe me erë. Tipet e sporeve mykore që gjenden në ajër mund të variojnë nga stina në stinë kështu që edhe simptomat e tyre mund të jenë stinore.

Shenjat fizike të konjuktiviteve alergjike

Shenjat fizike përfshijnë:

  • Ënjtje të konjuktivë-s. Kjo ënjtje mund të variojë nga e lehtë në të rëndë që njihet si kemoza
  • Skuqje
  • Infra – orbitalo-edemë (fluid rreth orbitë-s së syve) dhe ekimozë (dëmtim të syve ose “dëmtime alergjike”).