Akalazia është një sëmundje e rrallë e muskujve të ezofagut (tubit të gëlltitjes). Termi akalazi do të thotë “dështim relaksim-i” dhe i referohet paaftësisë së sfinkter-it të poshtëm ezofageal (muskulit unazor që ndodhet midis sfinkterit të poshtëm dhe stomaku-t) që hapet dhe lejon kalimin e ushqimeve në stomak. Si rezultat, pacientët me akalazi kanë vështirësi në gëlltitjen e ushqimeve.

stomaku

Si funksion normalisht ezofagu?

Ezofagu ka tri pjesë funksionale. Pjesa më e fuqishme është sfinkteri i sipërm ezofageal, i përbërë nga muskuj unazorë që formojnë fundin e sipërm të tubit të ezofagut dhe ndajnë ezofagun nga fyti. Në të shumtën e kohës sfinkteri i sipërm qëndron i mbyllur duke mos lejuar kalimin e ushqimeve nga ezofagu në fyt. Pjesa kryesore e ezofagut, është trupi i ezofagut, tub muskulor me gjatësi rreth 20 cm. Pjesa e tretë funksionale e ezofagut është sfinkteri i poshtëm ezofageal, i përbërë nga muskuj unazorë dhe që pozicionohet në vendbashkimin e ezofagut me stomakun.

Njësoj si sfinkteri i sipërm,  edhe sfinkteri i poshtëm qëndron i mbyllur në pjesën më të madhe të kohës duke mos lejuar kthimin e ushqimeve dhe lëngjeve acide nga stomaku ne ezofag. Sfinkteri i sipërm i ezofagut hapet gjatë gëlltitjes duke lejuar kalimin e ushqimeve dhe pështymës nga fyti në ezofag.

Më pas, sfinkteri i sipërm kontraktohet duke shtyrë ushqimin dhe pështymën poshtë në trupin e ezofagut. Muskujt unazorë kontraktohen në mënyrë progresive duke shtyrë ushqimin dhe pështymën nga trupi i ezofagut për në drejtim të stomakut. Në kohën kur vala e peristaltikë-s mbërrin sfinkterin e poshtëm ezofageal, ky i fundit hapet duke lejuar kalimin e ushqimit në stomak. 

Cilat janë simptomat e akalazisë?

  • Vështirësi në gëlltitje të ushqimeve ose lëngjeve;
  • Dhimbje të kraharorit;
  • Probleme të mos-tretje-s së ushqimit gjatë periudhës së gjumit;
  • Kollë gjatë natës; dhe
  • Humbje peshe.

Si është diagnostikuar?