Përdorimet

Trajtimi i karcinomë-s kolo-rektal-e (zorrës së trashë dhe të rektumit) rezistente në terapi me fluorouracil.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Insomnia (pagjumësi), akatizi, mundim, asteni, dhimbje koke.

SKV (Sistemi Kardiovaskular): Vazodilatacion (zgjerim i enëve të gjaku-t), edemë.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze (ndjenjë të vjelle), konstipacion, vjellje, stomatit (infeksion i gojës), anoreksi (mungesë oreks-i), flatulim (gazra), konstipacion, shtërngime abdominale (barku).

Hematologjike (gjaku): Leukopeni (ulje e leukocite-ve), neutropeni (ulja e neutrofileve), anemi.

Metabolike: Humbje peshe, dehidrim (humbje të lëngjeve), fosfataza alkaline dhe AST  të rritura.

SR (Sistemi Respirator): Dispne (ulje e thellësisë së frymëmarrjes), kollë, rinit (inflamacion i mukozës së hundës). Lëkura: alopeci (rënie flokësh), ekzantemë (skuqje), djersitje.

Të tjera: Ethe, dhimbje trupi, infeksione minore.

Dozimi

125 mg/m2  injeksion intravenoz (I.V) gjatë 90 minutash. Rekomandohet që ky trajtim të bëhet 1 herë në javë, gjatë 4 javëve që duhet të pasojë me 2 javë pushim nga terapia. Dozat gjatë trajtimit mund të akordohen më tutje varësisht prej tolerimit dhe efektit të medikamentit.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 100 mg / 5 mL.