Përdorimet

Skizofreni-a, tek ata pacientë që nuk reagojnë me terapi tjera.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me epilepsi të pa kontrolluar, depresion, koma.

Efektet anësore

Dhimbje koke, sinkopë, marrje mendsh, tremor, vertigo, sedacion, çrregullime të gjumit, hipokinezi apo akinezi, agjitim, konfuzion, insomnia, lodhje, ataksi, depresion, takikardi, hipotension, hipertension, dhimbje gjoksi, hipotension ortostatik, tharje goje, konstipacion, pështirosje, vjellje, saliva eksesive, diarre, leukopeni, agranulocitozë, ethe, spazmë dhe dhimbje muskujsh, çrregullim të të parit etj.

Dozimi

Të rriturit: në fillim 12.5 mg P.O. një herë në ditë, doza rritet çdo ditë nga 25-50 mg në ditë deri në 300-400 mg në ditë në fund të javës së dytë. Doza individuale është e bazuar në tolerancën e pacientit, në efektet anësore, gjendjen klinik-e. Shumica e pacientëve reagojnë në dozën ditore prej 300-600 mg, mirëpo tek disa edhe mbi 900 mg. Të mos kalohet doza prej 900mg në ditë!

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mg, 50 mg, 100 mg.