Përdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Mjekimi i ekzemë-s (sëmundje lëkure nga infeksione zakonisht mykotike) tek të rriturit dhe fëmijët; ekzema atopike dhe diskoide; prurigo nodul; psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris); neuro-dermatozë; dermatit disebohorik; lupus eritematoz. Terapia kur kortikosteroide të tjera më të dobëta nuk kanë patur sukses.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Trajtimi afatshkurtër i inflamacion-eve lokale joinfektive të veshit dhe të hundës.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Nuk përdoret te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, rosace (njolla rozë), akne vulgaris (plasaritje), dermatit (infeksion të lekurës) përreth gojës, lezion-et e infektuara të lëkurës, të shkaktuara nga infeksionet mikotike ose bakteriale, në dermatozë tek fëmijët nën 1 vjeç.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Infeksionet e patrajtuara.

Efektet anësore

Sëmundjet e lëkurës: Ndryshime atrofik-e (tharje, shkëputje) lokale në lëkurë; hiper-korticizmi (kortikosterode të rritura) dhe inhibim i veprimit tek gjëndra mbiveshkore. Nëse shfaqen shenjat e mbindjeshmërisë trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Në përgjithësi lokale.

Dozimi

Sëmundjet e lëkurës: Në zonën e prekur aplikohet një sasi e vogël e përgattjes 2 ose 3 herë në ditë deri sa të  përmirësohet, pastaj që të mbahet nën kontroll aplikohet 1 herë në ditë apo edhe më rrallë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Në hundë 2-3 pika në te dyja vrimat e hundës 2 herë në ditë; në vesh, 2-3 pika çdo 3-4 orë. Pas qetësimit të simptomeve të zbritet doza.

Format farmaceutike

Sëmundjet e lëkurës:

Pomadë: ( si valerat) 0,1%

Locion: (si valerat) 0,1%

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit:

Pika për vesh, hundë dhe sy: 0.1%.