Përdorimet

Terapi zëvendësimi në trajtimin e pubertetit (pjekja seksuale) të vonuar tek djemtë, dhimbje e gjinjve pas lindjes, hipogonadizëm (aktivitet i ulët i gjëndrave seksuale) mashkullor, kancer i gjinjve i paoperueshëm.

Kundërpërdorimet

Hipertrofi beninj-e prostatës (prostata), me obstruksion (bllokim); kancer prostate; shtatzëni; karcinomë gjiri tek meshkujt; hiperkalcemi (kalcium i rritur në gjak).

Efektet anësore

Akne, çrregullime menstrual-e, karcinomë prostate, shqetësim, suprimim (ulje) i spermatogjenezë-s (prodhimit të spermës), alopeci (rënie flokësh).

Dozimi

Përgatitjet me veprim të zgjatur: me rrugë I.M (muskulare):

Terapi zëvendësimi të hormoneve androgjene, 10-50 mg 2-3 herë në javë; hipogonadizëm mashkullor 50-400 mg çdo 2-4 javë; pubertet i vonuar tek djemtë, 50-200 mg çdo 2-4 javë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 40 mg.

Injeksion: 250 mg (si enantat), 20 dhe 40 mg (si propionat).

Përdorimet

Të gjitha format e epilepsi-së përveç kur mungojnë konvulsion-et; neuralgji trigeminal-e nëse karbamazepinë është e papërshtatshme.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, konfuzion mendor, marrje mendsh, dhimbje koke, dridhje, nervozë kalimtare, pagjumësi; më rrallë janë paraqitur: diskinezi, neuropati periferike, ataksi, shqiptim i keq i fjalëve. Nistagmë dhe turbullimi i të parit janë shenja të mbidozimit.

Po ashtu mund të paraqiten edhe akne, hirsutizëm, adenolimfomë, poliartrit nodal, hipertrofi gingiva-le, ethe, hepatit, lupus eritematoz, sindroma Stevens-Johnson, nekrolizë epidermike, anemi megaloblast-ike, leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, anemia aplastike sekondar-e; mund të ulet edhe niveli i kalcium-it në gjak.

Dozimi

Oral-isht, në fillim 3-4 mg/kg masë në ditë ose 150-300 mg në ditë si dozë e vetme ose e ndarë në dy doza. Në rast nevoje doza mund të rritet. Doza e zakonshme është 300-400 mg në ditë. Doza e zakonshme është 600 mg në ditë.

Fëmijët: 5-8 mg/kg, 1 ose 2 doza në ditë. I.V ngadalë, 15 mg/kg  me mbikqyrje të shtypjes së gjaku-t dhe  EKG. Doza mbajtëse  100 mg, duhet përdorur më vonë në një interval prej 6 orësh. Nuk rekomandohet I.M.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 100 mg, 300 mg.

Injeksion: 50 mg/mL në ampulë 5 mL.