Informacion i përgjithshëm

Akne-t janë një problem i lëkurës që zakonisht fillojnë gjatë moshës së adoleshencës. Ndryshimi hormonal bën që gjëndrat e flokëve të prodhojnë shumë sebum. Pore-t e lëkurës bllokohen me sebum, zënë qelizat e lëkurës së vdekur dhe bakteret. Kjo çon në formimin e pikave të bardha, të zeza, zhvillimin e pustulave (pustulë) ose cist-eve.

Aknet janë shumë të zakonshme, duke prekur 80 – 90% të adoleshentëve. Zakonisht përkeqësohen më shumë gjatë viteve të adoleshencës dhe afër të 20-ave, por mund të vazhdojnë deri në moshën 40 vjeçare, sidomos tek gratë. Aknet kanë më shumë mundësi që të zhvillohen tek fëmijët dhe janë më shumë të zakonshme në fytyrë, qafë dhe shpatull. Ato mund të shfaqen gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit.

Mitet e akneve

  • Aknet nuk janë infektuese dhe nuk mund “të largohen” duke e mbajtur fytyrën tuaj tepër të pastër;
  • Aknet nuk shkaktohen nga të ngrënit e ushqimeve me shumë kalori ose çokollatave; gjithsesi një dietë e balancuar, e shëndetshme është e rëndësishme për një shëndet të mirë të përgjithshëm;
  • Stresi nuk i shkakton aknet, por vetëm i përkeqëson ato.

Shkaktarët e akneve

  • Koha e stresit;
  • Koha e ngrohtë dhe e lagësht;
  • Disa femra gjejnë se aknet përkeqësohen në kohën e tyre të periodave;
  • Aknet e rënda tek gratë ose vajzat mund të jenë shkaktuar nga nivele të larta anormal-e hormonale që mund të trajtohen nga doktori;
  • Disa ilaçe mund t’i përkeqësojnë aknet; përfshijmë këtu disa lloj steroidesh, ilaçe anti-epileptike dhe pilula kontraceptive oral-e.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni akne të moderuara deri në të rënda;
  • Nëse keni provuar produktet e akneve për disa muaj dhe nuk kanë patur asnjë sukses;
  • Nëse jeni femër dhe gjithashtu keni një sasi të madhe të qimeve në fytyrë, perioda të çrregullta ose shtim në peshë; këto janë probleme të disniveleve hormonale;
  • Nëse ndiheni në depresion dhe keni një vetëbesim të ulët për shkak të akneve;
  • Nëse aknet ndodhin kur përdorni ose jeni të ekspozuar ndaj produkteve të caktuara;

Sipas një studimi të kohëve të fundit, adoleshentët me akne, kryesisht meshkujt, kanë më shumë shanse që të përjetojnë përvoja problemesh mendore dhe mendimesh vetëvrasjeje (J Invest Dermatol më 16 shtator 2010, online).

Sipas një pyetësori të bërë me rreth 4000 adoleshentë norvegjezë të moshave midis 18–19 vjeç u gjet se ideimi i vetëvrasjeve (të menduarit rreth vetëvrasjes) ishte tre herë më i lartë tek djemtë me akne krahasuar me djemtë që nuk kishin akne, dhe dy herë më i lartë krahasuar me vajzat që kishin akne.

Adoleshentët me akne kanë përqindje të lartë të problemeve mendore, probleme në shkollë dhe më pak mundësi për marrëdhënie seksuale.

Edhe pse studimet bëjnë lidhjen midis trajtimit me izotretinoinë (Roakutan) dhe vetëvrasjeve, përdorimi në doza të vogla i izotretinoinës në popullatën e studiuar nxiti autorët që të spekulonin  se ishin aknet ato që sillnin probleme të shëndetit mendor.