7  shqetësimet më të sikletshme të shtatzënisë

Si të përballeni me gazrat e tepërt, hemorroidet, aknet dhe shqetësime të tjera

Shtatzënia ju ndryshon jetën, por dhe trupin tuaj.

Me siguri që ju e dinit se barku do ju fryhej, se do të ndiheni më të lodhura se zakonisht dhe që mund të villni disa herë ndërkohë që shtatzënia përparon. Por ju mund të mos i keni pritur disa nga shqetësimet e tjera fizike.

Obstetër-gjinekolog-ia Michele M. Hakakha, autore e librit Në pritje të 411-tës: Përgjigje të qarta dhe Këshilla të Zgjuara për Shtatzëninë tuaj, thotë: “Shumë gjëra ndodhin në trupin e një gruaje kur ajo ngel shtatzënë dhe shumica janë tronditëse: rritja e qimeve në zonën e barkut, gromësira dhe kapsllëk, rritje e sekrecioneve vagina-le dhe hemorroide, këto sa për të përmendur disa”, thotë Hakakha:”Këto nuk janë gjëra për të cilat një grua mund të flasë lirshëm, kështu që nuk është çudi që të ndihet pak në siklet”. Pavarësisht sikletit, më e rëndësishme është të mos jeni të turpshme: gjinekolog-u juaj ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me ju për t’u siguruar që shtatzënia është në rrugën e duhur.

1. Teprica e gazrave

Pothuajse çdo grua shtatzënë përjeton tepricë gazrash. Kjo vjen pasi shtatzënia sjell një rritje të hormoneve që mund të ngadalësojnë traktin gastrointestinal. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i mbani gazrat pasi nuk keni të njëjtin kontroll mbi muskujt tuaj gjatë shtatzënisë.

Michelle Smith, autore e librit Sekretet Taboo të Shtatzënisë, thotë: “Kur nuk jeni shtatzënë, shumicën e kohës ju e dini se gazrat janë duke ardhur dhe mund t’i mbani ato deri sa zona të jetë e sigurt, por kur jeni shtatzënë, ju do të mendoni: “O Zot, me të vërtetë pordha para kunetërve?! Si mund t’u dal përpara tani?”

Kujdesi ndaj rrezeve të diellit

Është shumë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën gjatë ekspozimit në diell, për shkak të rrezikut të kancer-it të lëkurës. Ekspozimi afatgjatë në diell mund të shkaktojë plakjen e parakohshme, ku lëkura bëhet më pak elastike dhe rrudhat fillojnë të shfaqen.

Mbrojtja e mirë diellore përfshin:

  • Përpjekjet për të qëndruar larg diellit në verë nga ora 11 deri në 14.
  • Vendosjen e një kapeleje mbrojtëse, syzeve të diellit, rrobave dhe buzëkuqit;
  • Përdorimin e kremrave për të parandaluar djegie-n e lëkurës;
  • Përdorimin e kremrave pas ekspozimit diellor.

Mbrojtja kundër rrezeve të diellit (SPF)

SPF është faktori mbrojtës kundër diellit dhe është i lidhur me sasinë e absorbim-it të rrezeve ultraviolet të llojit B (UBV). SPF përcakton teorikisht sesa gjatë ju mund të qëndroni në diell përpara se ju të digjeni. Nëse koha juaj e djegies pa mbrojtës diellor është 10 minuta, atëherë faktori 15 mund t’ju lejojë që të qëndroni në diell 150 minuta (15 minuta x 10) ose 2 orë e 30 minuta. Megjithatë, ju duhet ta riaplikoni kremin gjatë kësaj kohe.

Koha e djegies varet nga lloji i lëkurës. Megjithatë, për shkak të niveleve të larta të UV, është e rëndësishme që të gjitha llojet e lëkurave të kenë një mbrojtje maksimale ndaj diellit.

Kur duhet të aplikohet kremi i mbrojtjes nga dielli

Ju duhet të aplikoni kremin e mbrojtjes nga dielli 20–30 minuta përpara se të dilni jashtë. Ju duhet gjithashtu ta riaplikoni shpesh atë (të paktën çdo dy orë), ose më shpesh nëse jeni duke u ushtruar ose notuar.

Kremi i diellit të fëmijëve duhet të aplikohet më rregullisht (çdo 20 deri më 40 minuta) sepse fëmijët janë më aktivë dhe kremi i tyre mbrojtës ka më shumë mundësi për tu fshirë.

Mbani mend se reflektimi i ujit, borës dhe rërës mund të shkaktojë djegien nga dielli, kështu që ju duhet ta aplikoni kremin e diellit edhe nëse dielli është prapa resë. Ju duhet gjithashtu të mbroni edhe buzët tuaja.

Produktet e mbrojtjes së diellit

Parrezikshmëria e kremrave për mbrojtjen nga dielli

Jeni pajisur me krem mbrojtës nga dielli? Të gjithë ne e dimë se duhet ta përdorim atë çdo ditë, pavarësisht në bie shi apo shkëlqen dielli për të ulur rrezikun e kancer-it të lëkurës dhe për të ndihmuar të parandalohen shenjat e plakjes së parakohshme.

Por gjetja e një kremi të tillë mund të jetë çoroditëse. Ka lloje të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm dhe etiketat e kremrave për mbrojtjen nga dielli ndryshojnë vazhdimisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ju gjithashtu mund të keni dëgjuar paralajmërime nga disa grupe që disa prej përbërësve të kremrave janë të rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet të keni parasysh nga të gjithë këto? Çfarë mund të thuhet për rrezikun e kancer-it të lëkurës? Dhe çfarë ka brenda në shishe? Këtu do të gjeni përgjigjet:

Rreziku nga kremrat për mbrojtjen nga dielli

Ju mund të keni dëgjuar që disa prej këtyre kremrave përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm, duke përfshirë ata që do të renditen më poshtë:

Palmitati i Retinilit. I rrjedhur nga vitamina A, palmitati i retinil-it iu shtohet disa kremrave për mbrojtjen nga dielli për të ndihmuar të reduktohen shenjat e plakjes. Ai nuk është filtrues i rrezeve ultravjollcë, pra nuk është një përbërës i rëndësishëm i kremrave për mbrojtjen nga dielli. Disa dermatolog ndjejnë që studimet sugjerojnë një lidhje midis palmitatit të retinilit dhe kancerit të lëkurës, në analizat laboratorike me minjtë, gjë që është për t’u shqetësuar.

“Unë nuk do ta përdorja kurrë palmitatin e retinilit. Kur sugjeroj kremra për mbrojtjen nga dielli”, thotë Dr. Debra Jaliman, asistent profesore e dermatologj-isë në Shkollën e Mjekësisë në Malin Sinai.

Disa prodhues të kremrave për mbrojtjen nga dielli po e heqin këtë përbërës nga produktet e tyre dhe vetëm një e treta e të gjithë kremrave e përmbajnë atë.

Ekspert-ë të tjerë e konsiderojnë këtë përbërës të parrezikshëm.

Keloidet

Keloid-et mund të konsiderohet se janë vraga që nuk dinë se ku të ndalojnë. Disa herë një keloidi i referohen si një vragë keloidi, ajo është një vragë e fortë e grumbulluar që rritet krejt befasisht mbi pjesën tjetër të lëkurës. Zakonisht ka një majë të lëmuar dhe një ngjyrë rozë apo të purpurt. Keloidet janë me forma të çrregullta dhe priren të zmadhohen progresivisht. Ndryshe nga shenjat e tjera keloidet largohen me kalimin e kohës.

Cili është ndryshimi midis një keloidi dhe një vrage hipertrofike?

Pasi lëkura është lënduar, procesi i shërimit zakonisht lë një vragë. Disa herë vraga është hipertrofi-ke ose e trashur, por e kufizuar në kufirin e plagës. Vragat hipertrofi-ke priren të jenë më të kuqe dhe mund të zhduken vetiu (një proces që mund të dojë një vit apo më shumë). Mjekimi, si p.sh. injeksion-e të kortizonit mund ta shpejtojnë këtë proces.

Në të kundërt, keloidet mund të fillojnë dikur pas lëndimit dhe të shtrihen përtej vendit të plagosur. Kjo tendencë për të emigruar në zonat rreth e rrotull, të cilat nuk ishin lënduar fillimisht i dallon keloidet nga vragat hipertrofike. Keloidet zakonisht shfaqen pas një ndërhyrje kirurgjik-ale ose një plagosje por mund të shfaqen edhe spontan-isht ose si rezultat i ndonjë inflamacion-i të lehtë, siç është një puçërr e akne-s në gjoks. Plagosje të tjera të vogla që mund të nxisin keloidet janë djegie-t apo shpimet (pircing).

Cilat janë simptomat dhe shenjat e keloideve?

Keloidet rriten dhe duken shkëlqyese dhe në trajtën e kubesë, duke ndryshuar në ngjyrë nga rozë në të kuqe. Disa keloide bëhen mjaft të mëdhenj dhe të pakëndshëm. Përveç se shkaktojnë probleme potenciale kozmetike këto vraga priren të kruhen, të zbuten e madje edhe të dhëmbin kur preken.

Cili është shkaku i keloideve?

Mjekët nuk e kuptojnë saktësisht përse keloidet formohen tek disa njerëz ose në disa situata dhe jo në të tjerë. Ndryshimet në sinjalet qelizore që kontrollojnë rritjen dhe shpërndarjen mund të jenë të lidhura me procesin e formimit të keloidit, por këto ndryshime ende nuk janë karakterizuar shkencërisht.

Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Udhëheqës vizual: 12 mënyra për ta shkatërruar lëkurën tuaj

[ssba_hide]

Kartëmonedhat mbartin mijëra lloje bakteresh

Një studim i kohëve të fundit jep një kuptim të ri të termit “para të pista”.

Studiuesit kanë gjetur që kartëmonedhat nga një bankë e Manhatanit mbartin 3 000 lloje bakteresh. Shumica e tyre ishin nga ai lloj që gjendet në lëkurën e njerëzve ndërsa të tjera nga ato që gjenden në gojë e madje edhe tek vagina.

Ndërkohë që shumica e baktereve të zbuluara në kartëmonedha shoqëroheshin me sëmundje të lehta si akne, ishin edhe disa lloje rezistente ndaj antibiotikëve, duke përfshirë super virusin rezistent ndaj methicillinës Staphylococcus aureus, sipas studiuesve të Qendrës Genomike dhe Biologjisë së Sistemeve të Universitetit të Nju Jork-ut.

Ata thonë se studimi i tyre sugjeron që kartëmonedhat mund të jenë një rrugë që bakteret të kalojnë nga një person në tjetrin. P.sh. ata gjetën që kartëmonedhat e analizuara në dimër kishte më shumë të ngjarë se sa ato të testuara në stinën e verës të mbartnin baktere që mund të shkaktojnë pneumoni.

Por, theksojnë autorët e studimit, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”, thotë udhëheqësja e studimit Dr. Jane Carlton.

“Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo.

Përdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Ekzema atopi-ke, infantil-e, diskoide dhe stazike; prurigo nodul; neuro-dermatozë, dermatit disebohorik, intertrigo. Mund të përdoret edhe tek otit externa.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Inflamacion-e ekzematoze në otit externa (infeksione të veshit të jashtëm); lezion-e oral-e (në gojë) dhe peri-orale (rreth gojës).

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e lëkurës: I kontraindikuar te pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit; lezionet e lëkurës të shkaktura nga infeksionet virale, mikotike dhe bakteriale.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Infeksione të patrajtuara.

Efektet anësore

Sëmundjet e lëkurës: Në rast të shfaqjes së shenjave të tejndjeshmërisë, mjekimi ndërpritet. Ndryshime atrofik-e lokale, inhibim i veprimit tek gjëndra mbiveshkore në përdorim të gjatë sidimos tek foshnjat.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Reaksione lokale.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e lëkurës: Përdoret një sasi e vogël në zonën e prekur 2 ose 3 herë në ditë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: 2-3 pika në vesh, 3-4 herë në ditë .

1 oribletë 4 herë në ditë; të vendoset sa më afër ulcerë-s dhe të shkrihet ngadalë në gojë.

Format farmaceutike

Sëmundjet e lëkurës: Përdoret një sasi e vogël në zonën e prekur 2 ose 3 herë në ditë.

Pomadë: 1%.

  • PËRGATESAT PËR EKZEMË DHE PSORIAZË (emri i plotë psoriaza vulgaris);
  • AKNET DHE ROZACEA;
  • PËRGATITJET PËR LYTHA DHE KALLO;
  • MBROJTËSIT NGA DIELLI DHE KAMUFLUESIT;
  • SHAMPONET DHE DISA PËRGATITJE TJERA PËR LËKURËN E KOKËS.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: 

Pomadë për sy: 0.5%;

Pika për sy dhe vesh: 0.5%, 1.5%, 2.5%.

 

Një udhëzues i shpejtë për lëkurën e thatë të prirë për akne dhe si të trajtohet ajo

Çdokush e di që lëkura e prirë për akne prodhon yndyrë të tepërt. Por në luftën kundër puçrrave, disa e teprojnë. Pavarësisht nga prodhimi i tepërt i dhjamërave, shumë pacientë luftojnë po ashtu edhe kundër tharjes së lëkurës, gjë që mund të jetë rezultat i larjes së tepërt ose efekt anësor i disa ilaçeve. Cilido qoftë shkaku, e rëndësishme është që ju ta trajtoni atë, sepse mungesa e lagështisë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të prirë për t’u inflamuar.

Si duhet trajtuar lëkura e thatë?

Do të shohim se si dëmtimi i funksionit mbrojtës të lëkurës, e lejon lagështinë të largohet dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lëkurës tuaj. Duke qenë se lagështimi është zgjidhje evidente, do t’u jepen po ashtu edhe disa njohuri bazë për lagështuesit dhe se si të zgjidhni diçka që është e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Njohuri bazë për lëkurën e thatë

Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si një barrierë midis jush dhe botës së jashtme. Nga ana mjekësore kësaj i referohen si funksioni mbrojtës i lëkurës. Për të pasur një ide se si funksionon kjo, përfytyroni një mur me tulla.

Qelizat janë si tullat dhe yndyrat natyrore në lëkurën tuaj janë llaçi që i lidh ato me njëra tjetrën. Qelizat që veprojnë si tullat, janë të mbushura me ujë dhe yndyra deri sa ënjten. Kjo ënjtje është e mirë sepse ajo i lidh qelizat fort me njëra tjetrën dhe e bën të vështirë për çdo gjë që ta depërtojë barrierën.

Edhe yndyrat në shtresën e sipërme të lëkurës janë një barrierë natyrore për ujin. Ato e pengojnë lagështinë të largohet me të tepërt nga lëkura juaj. Pa këtë shtresë të lëkurës barrierë, organ-et tuaja të brendshme jetësore do të thaheshin dhe do të vdisnin shpejt.

Kur ju e lani fytyrën tuaj me sapun ose me një pastrues tjetër të ashpër ndodh diçka e keqe. Detergjenti largon shumë yndyra natyrore nga lëkura. Ai largon llaçin që i mban lidhur tullat dhe lejon që uji të avullojë nga lëkura.

Udhëheqës vizual: Guidë për sindromën paramenstruale

[ssba_hide]