Duhanpirja: Përse duhet të ndalosh pirjen e duhanit

Dëmtimet e shëndetit të shoqëruara me duhanpirjen përfshijnë sëmundje të rrugëve respirator-e dhe mushkërive, kancer mushkërish dhe kancera të tjerë, sëmundje të qarkullimit të gjakut, katarakt në sy, sëmundje gastrointenstinal-e, probleme të qarkullimit të gjakut, dëmtime të fetus-it të grave shtatzëna, dëmtime në shëndetin e familjarëve të tjerë për shkak të duhanpirjes pasive dhe parapjekuri moshore të lëkurës. Shumë duhanpirës nervozohen nga propoganda lidhur me dëmet që vijnë nga duhani përmes reklamave, fushatave të sensibilizimit publik dhe presioneve shqetësuese të të afërmve apo familjarëve. Ata ndoshta i kanë “thënë” këto fakte shpesh. Familja dhe miqtë mund ta kenë bërë “të tyren” e megjithatë, ju do e lini duhanin vetëm kur të jeni të bindur për këtë. Kur të ndodh kjo, produktet e lënies së duhanit dhe ndihma e plotë nga të tjerët mund të ndihmojnë. Nëse ndaloni në mënyrë të menjëhershme duhanin, mungesa e nikotinë-s mund të shkaktojë një rritje të madhe të dëshirës për të dhe simptoma të tjera si irritim, nervozizëm dhe humbje të përqendrimit.

Metodat për të dhënë ndihmë përfshijnë:

  • Këshillim nga doktori juaj apo organizata që ndihmojnë në lënien e duhanit;
  • Terapi e zëvendësimit të nikotinës;
  • Tablet që ndihmojnë për të reduktuar varësinë nga nikotina, siç janë Zyban dhe Prexaton (bupropion) dhe Champix (vareniclinë);
  • Hipnotizëm;
  • Akupunkturë.

Lënia e duhanit mund të kërkojë disa përpjekje dhe kjo është normale. Nëse një metodë lënie duhani nuk funksionon, atëherë ka të tjera që mund të përdoren dhe mund të jenë më të mira për ju.

A mund të nxitet procesi i lindjes natyrale?

Ekspertët e lindjeve nuk mendojnë se shumica e metodave shtëpiake në lidhje me këtë mund të funksionojnë.

Ka vetëm një javë kohë deri në datën e lindjes. Ju po gërmoni në internet për të gjetur një mënyrë për ta lindur bebin lehtësisht në kohën e duhur, ose ndoshta edhe disa ditë më përpara. Mesazhet janë plot me këshilla në lidhje me nxitjen “e natyrshme” të lindjes. Ato variojnë nga ngrënia e ushqimeve pikante deri tek pirja e vajit të kastorit.

Por a funksionon me të vërtetë ndonjë metodë e tillë? Ekspert-ët e lindjeve thonë se nuk ka asnjë provë të fortë.

“Nuk ka mënyra jo-mjekësore të provuara për të nxitur lindjen në mënyrë natyrale”, thotë Elizabeth Stein, një mami dhe infermiere në Nju Jork. Të vetmet metoda të sigurta dhe të besueshme për fillimin e proces-it të lindjes përfshijnë medikamente të dhëna në spital. Shumica e teknikave të tjera janë thashetheme, që nuk duket se ndihmojnë në rastin më të mirë dhe janë potencialisht të dëmshme. Vetëm disa prej tyre shfaqin përmirësime dhe kjo nuk është ende përfundimtare.

Nxitja e lindjes me akupunkturë

Akupunktura mund të ndihmojë për të nxitur lindjen, por është shumë herët për të qenë të sigurt. Në disa pjesë të Azisë, kjo teknikë është përdorur për shekuj me rradhë për të nxitur procesin e lindjes.

Një studim i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuloi se gratë që i ishin nënshtruar terapisë me akupunkturë, ishin më të prirura të fillonin procesin e lindjes pa nevojën e një “shtytjeje” mjekësore.

Studimi përfshinte 56 gra që ishin nga 39.5 – 41 javë shtatzënë (Që një shtatzëni të quhet e plotë, duhet të kalojnë 40 javë). Gjysma e grave iu nënshtrua tre seancave me akupunkturë, ndërsa gjysma tjetër jo.

70% e grave që kryen akupunkturë, shkuan drejt lindjes në mënyrë natyrale, në krahasim me 50% të grave që morën kujdesin standart (pra që nuk iu nënshtruan akupunkturës). Gratë që bënë akupunkturë kishin edhe më pak gjasa për të lindur me prerje cezariane: 39% krahasuar me 17%.

Shiatiku: Trajtimi

Shiatiku është emri për sindromën që karakterizohet nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

shiatiku

Si trajtohet shiatiku?

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Kontrolli i dhimbjeve

Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug), siç është ibuprofen ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale (studimet kanë treguar që IJSAI nuk janë më të mira se placebo). Paracetamoli dhe liruesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit  fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Injeksionet epidurale steroide

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
Dhimbjet e qafës: Trajtimi

Dhimbjet e qafës janë një problem i zakonshëm që prek rreth dy të tretat e të rriturve në një moment të caktuar të jetës së tyre. Ekzistojnë një shumëllojshmëri trajtimesh; trajtimi më i përshtatshëm për ju varet nga shkaku i dhimbjes së qafës dhe sesa e rëndë është ajo. Për pjesën më të madhe të njerëzve, trajtimi është një kombinim i ilaçeve, ushtrimeve dhe terapive të relaksim-it.

Është e rëndësishme të theksohet se ka prova shkencore që vërtetojnë efektivitetin e shumë terapive të përdorura për të trajtuar dhimbjet e qafës. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë trajtimet që kanë më shumë gjasa që të jenë më të dobishme për ju.

Dhimbjet e qafës kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm

Dhimbjet e forta të qafës ndodhin pas një lëndimi të qafës që mund të jetë një problem serioz dhe ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Gjithashtu, në qoftë se ju keni probleme me dhimbjet e qafës dhe simptoma të tilla si dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, ose dobësi në krahët apo këmbët, sidomos nëse këto simptoma vijnë papritur ose përkeqësohen papritur, ju duhet të shihni mjekun tuaj menjëherë.

Trajtimet për dhimbjet afatshkurtra të qafës

Vazhdoni lëvizjet

Në ditët e sotme qëndrimi i zgjatur në shtrat nuk është i rekomandueshëm për dhimbjet e qafës. Në fakt, shumica e profesionistëve të shëndetësisë rekomandojnë që pjesa tjetër duhet të jetë e kufizuar për një ditë ose dy ditë pas fillimit të dhimbjeve të qafës. Përjashtimet për këtë janë në qoftë se ju keni një problem nervor ose një lëndim të tillë si një dëmtim apo thyerje.

Nuk ka asnjë dëshmi se mbështetëset e qafës do të lehtësojnë dhimbjet e qafës apo përmirësojnë funksionin në njerëzit me dhimbje qafe.

Duke vazhduar për të lëvizur kokën dhe qafën tuaj si zakonisht, ju mund të zvogëloni dhimbjen dhe të parandaloni zhvillimin e mëtejshëm të ngurtësisë së qafës. Megjithatë, ju duhet ende të përpiqeni të shmangni lëvizjet e shpejta, pozicionet që dhembin dhe çdo aktivitet që ju mendoni se mund të ketë shkaktuar dhimbje.

Pakot e ngrohta ose të akullta

Artritet: Terapitë fizike

Një numër profesionistësh të shëndetit dhe praktikues ofrojnë terapi fizike si një mënyrë për lehtësimin e dhimbjeve të shoqëruara nga artritet. Këto përfshijnë fizioterapinë dhe akupunkturën.

Fizioterapia

Fizioterapi-a përdor një gamë të gjerë teknikash për trajtimin e dhimbjes, dëmtimeve dhe mobilitetit të pakët që përjetojnë njerëzit me artrit. Këto mund të përfshijnë termoterapi-në (aplikimin e ngrohtësisë dhe të së ftohtës), masazh-in, mobilizimin e nyjeve dhe përmirësimin e qëndrimit dhe zhvillimin e programeve të ushtrimeve.

Balneoterapia (banjat minerale ose terapia spa)

Balneoterapi-a (banjat minerale ose terapia spa) përdoret në artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid) dhe osteoartritet. Një rishikim i provave klinik-e në balneoterapi për artritet reumatizmale konkludoi që edhe pse mjaft nga përfundimet ishin pozitive, të dhënat shkencore ishin të pakta dhe provat e ardhshme duhet që të evitojnë të metat e studimeve të mëparshme. Një rishikim i provave të balneoterapisë për osteoartritet konkludoi se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se banjat minerale përmirësojnë funksionin fizik ose cilësinë e jetës. Siguria e balneoterapisë ende nuk është studiuar mirë.

TENS

Stimul-imi nervor elektrik transkutanoz (TENS- në anglisht) është një formë e terapisë elektrike e përdorur nga fizioterapistët. Disa studime tregojnë se TENS ka qenë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e forcës së muskujve në njerëzit me artrit reumatoid në duar dhe kyçet e duarve, ndërsa studime të tjera nuk kanë treguar të tilla përfitime. Ngjashmërisht, një rishikim i studimeve klinike të TENS në njerëz me osteoartrit të gjurit nuk arriti të tregonte efektivitetin e trajtimit pasi studimet ishin të paplota dhe rezultatet ishin konfliktuale. Më shumë kërkim është i nevojshëm për të qartësuar përfitimet e përdorimit të TENS në artrite.

Terapia me lazer me nivel të ulët

Kur mjekimi juaj për dhimbjen nuk funksionon

Cilat mund të jenë hapat që duhet të ndërmerrni në rastet e një dhimbje kronike

Në qoftë se jeni një person i cili për disa arsye përjeton një dhimbje kronike, duhet të merrni në konsideratë që kontrolli i saj ka të ngjarë të kërkojë trajtime të tjera përveç medikamenteve.

Kjo sepse mjekimi i dhimbjes ndërsa është i dobishëm, shpesh nuk mund të sigurojë shërim të plotë nga dhimbja. Ai mund ta reduktojë por nuk e eliminon dhimbjen. Mjekimi i dhimbjes ofron shkallë të ndryshme të qetësimit, por gjithashtu çon edhe në disa efekte anësore.

Nuk ka shërim të shpejtë për dhimbjen kronike

Një këmbë e thyer dhe dhimbja akute që shkakton mund të mjekohen relativisht shpejt. Por dhimbja kronike ka më shumë të ngjarë që të shkaktohet nga probleme më të mëdha si diabet-i ose kancer-i avancuar që nuk mund të shërohen kaq shpejt dhe lehtë.

Qëllimi i mjekimit të dhimbjes kronike nuk është domosdo vetëm të eliminojë dhimbjen, por objektivi është një cilësi e mirë e jetës ndërsa dhimbja menaxhohet në një nivel të tolerueshëm.

Ajo që është e rëndësishme për personat që kanë dhimbje kronike, është të komunikojnë me mjekun e tyre dhe t’i bëjnë atij të ditur cili është ai nivel i dhimbjes së tyre që i pengon të bëjnë veprime të caktuara. P.sh. dhimbja mund ta pengojë pacientin të flejë, të shkojë në punë dhe të ecë. Prandaj duhet konsultuar me mjekun për të caktuar objektiva specifike e të matshme.

Për të arritur këto objektiva, mjekët mund të provojnë:

  • Mjekimin e dhimbjes duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme. P.sh. ilaçet kundër depresion-it mund të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor dhe ta bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
  • Injektim-i i anestetikë-ve ose steroideve në zonat e dëmtuara.
  • Ndërhyrja kirurgjik-ale për të mjekuar burimin e dhimbjes. Ajo përfshin zëvendësimin e artikulacion-eve, riparimin e disqeve të dëmtuar në shpinë etj.

Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu që ju të punoni me një fizioterapi-st. Ju mund të dëshironi gjithashtu të kërkoni përgjigje për komponentët mendorë të dhimbjes, duke mos parë vetëm aspektin fizik.

Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;
Mitet në lidhje me dhimbjen e shpinës

E vërteta rreth dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës mund të jetë një thikë e mprehtë apo një dhimbje mpirëse. Herët a vonë, tetë nga 10 prej nesh do të përjetojnë dhimbje shpine. Dhimbja e shpinës është e zakonshme dhe po kështu janë edhe mitet mbi të. Shih nëse i dallon mitet nga faktet.

Mit: Uluni gjithmonë drejt
Dakort, kërrusja ju bën keq për shpinën. Por të ulurit shumë drejtë për periudha të gjata gjithashtu mund të jetë një sforcim për shpinën. Nëse qëndroni shumë kohë ulur, provoni këtë veprim disa herë në ditë: Uluni në një karrige me këmbët në dysheme dhe një kurbë të vogël në pjesën e prapme. Akoma më mirë: Provoni të qëndroni në këmbë për një pjesë të ditës, ndërsa jeni në telefon ose gjatë shqyrtimit të materialeve të punës.

Mit: Mos ngrini objekte të rënda
Kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me sa peshë ngrini, por me mënyrën si e ngrini këtë peshë. Sigurisht, ju nuk duhet të ngrini diçka që është shumë e rëndë për ju. Kur ngrini pesha, përkuluni me këmbë drejt objektit me shpinën drejt dhe kokën lart. Ngrihuni duke përdorur këmbët për të ngritur peshën. Mos u përdridhni apo përkulni kur ngrini peshë pasi mund të dëmtoni shpinën.

Mit: Qëndrimi në shtrat është kura më e mirë
Po, pushimi mund të ndihmojë kur një dëmtim apo tërheqje akute shkakton dhimbje shpine. Fakti që ju duhet të qëndroni në shtrat, është një mit. Një apo dy ditë qëndrimi në shtrat mund të përkeqësojë dhimbjen e shpinës.

Mit: Dhimbja shkaktohet nga dëmtimet
Degjenerim i diskut, lëndimet, sëmundjet, infeksionet dhe madje edhe gjendjet e trashëguara mjekësore mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Fakt: Më shumë kile, më shumë dhimbje
Të qëndruarit në formë ndihmon në parandalimin e dhimbjes së shpinës. Dhimbja e shpinës është më e hasur tek njerëzit që nuk janë në formë, veçanërisht “luftëtarëve” të fundjavës të cilët angazhohen në veprimtari të fuqishme pasi kanë ndenjur ulur gjatë gjithë javës. Për më tepër, obezitet-i e sforcon shpinën.

Mit: Të jesh i dobët do të thotë të mos kesh dhimbje

Akupunktura

Akupunktura është një sistem i lashtë i shërimit, që u zhvillua si pjesë e mjekësisë tradicionale të Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera të Lindjes. Përhapja e saj në Perëndim ka qenë relativisht e ngadaltë, por e qëndrueshme dhe në vitet e fundit, akupunktura ka gjetur rritje në praktikën e mjekësisë perëndimore, veçanërisht në lehtësimin e dhimbjeve.

Teoria mbi të cilën ngrihet akupunktura është se stimul-imi i zonave të veçanta në lëkurë, ndikon në funksionimin e organeve të caktuara të trupit. Praktikat e tanishme kanë evoluar në një sistem të mjekësisë, që synon për të shëruar dhe për të ruajtur shëndetin, me anë të vendosjes së gjilpërave të holla nëpër pikat përkatëse (e quajtur pikë akupunkturë) vetëm nën sipërfaqen e lëkurës. Këto pika janë në vende shumë të veçanta dhe shtrihen në kanale të posaçme të energjisë, që quhen meridianë.

Pikat e akupunkturë-s mund të stimulohen në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

  • Vendosjen e gjilpërave – gjilpërat, gjithashtu, mund të stimulohen me anën e elektricitetit (akupunktura–elektrike);
  • Ngrohjen me një barishte që digjet (moxibustion);
  • Vetëm presionin manual (presioni akut);
  • Thithjen, duke përdorur qelqin ose kupa plastike, që aplikohen me anë të vakum-it në lëkurë (kupave); dhe
  • Lazerin (zakonisht përdoret tek fëmijët).

Si funksionon akupunktura?

Akupunktura është vetëm një pjesë e sistemit të gjerë të trajtimit, të njohur si mjekësia tradicionale kineze (TCM), e cila është e bazuar mbi konceptin e rrjedhjes së energjisë përmes trupit të quajtur “Çi”. Kjo energji qarkullon nëpër trup, nëpërmjet disa rrugëve kryesore të quajtur meridianë energjetik. Secili prej këtyre rrugëve apo kanaleve, mendohet të jetë i lidhur me një organ të brendshëm. Mendohet se në qoftë se kjo rrjedhje e energjisë është e bllokuar, pabarazitë që ndodhin çojnë në probleme shëndetësore.