Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Insomnia dhe presioni i lartë i gjakut: Lidhja ndërmjet tyre

Njerëzit që kanë insomnia kronike (të vazhdueshme), me kohëzgjatje të shkurtra të gjumit mund të kenë rritje të konsiderueshme të hipertension-it (presionit të lartë gjaku), konfirmohet në bazë të kërkimeve të reja.

Një studim amerikan i 1741 të rriturve zbuloi se ato që kishin insomnia për më shumë se një vit e kishin 2.4 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit, krahasuar me ato që bënin gjumë normal. Megjithatë, rreziku u 5 fishua ndërmjet njerëzve me pagjumësi dhe me një kohëzgjatje mesatare gjumi prej më pak se 5 orë.

Të gjithë njerëzit në studim iu nënshtruan vetëraportimit të sondazheve të gjumit dhe i kishin të regjistruara matjet e presionit mesatar të gjakut. Lidhja ndërmjet pagjumësisë dhe presionit të lartë të gjakut mbeti e pavarur nga mosha, seksi, indeksi i masës trupore BMI (Body Mass Index), diabet-i, pirja e duhanit, përdorimi i alkool-it, depresion-i dhe çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Profesori Stefan Harrap, president i Këshillit të Kërkimeve në Australi, tha se rezultatet në mënyrë të qartë lidhnin insomnian dhe kohëzgjatjen e gjumit me rrezikun e hipertensionit.

Profesori sugjeroi gjithashtu se mjekët duhet të pyesin pacientët rreth gjumit të tyre gjatë kontrolleve të presionit të gjakut. Nëse mund të rregulloni problemet e gjumit, kjo mund të sjellë një efekt pozitiv mbi presionin e gjakut, tha ai.

Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencë (dështimin për të arritur ereksion) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankth-it ose përdorimit të tepërt të alkool-it.

Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksion erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.

Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.

Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?

Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:

  • Komplikimet e diabet-it;
  • Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterie-ve;
  • Dëmtimi i nervave;
  • Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteron-it;
  • Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
  • Disa ilaçe; dhe
  • Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikë-t. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgji-së në fshikëz, gjëndrat e prostatës (prostata), zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më  e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjik-ale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.

lemza

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglot-ës (hapësira e laringu-t që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërc-or të aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit, çka ndihmon mushkëritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenikë (pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që nisen nga zona e qafës dhe përfundojnë në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo, përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë. Megjithatë, lemza që zgjat disa ditë, muaj ose edhe vite mund të përcaktojë një sëmundje serioze.

Simptomat

Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik (spazmë) i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.

Shkaqet

Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspert-ë ia atribuojnë atë stimul-imit të nervave që furnizojnë diafragmë-n. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:

  • Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
  • Përdorimin e tepërt të alkool-it;
  • Duhanin; dhe
  • Stresin.

Çfarë mund të bëni

  • Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
  • Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
  • Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
  • Hani akull të thyer;
  • Bëni një gargarë me ujë;
  • Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
  • Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.

Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.

Çfarë mund të bëj mjeku

Mjeku mund:

  •  Të ekzaminoj për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
  • T’ju japë anti-spazmodik;
  • Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
  • Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.
Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Kolesteroli: Kontrolloni nivelet tuaja

Sasia e kolesterolit dhe yndyrave të tjera të njohura si trigliceride në gjaku-n e njeriut janë një indikacion i fortë i mundësisë së atakut të zemrës. Nivelet e larta të quajtura kolesterol “i keq” dhe trigliceridet janë shkak për shqetësim pasi ato mund të shkaktojnë aterosklerozë dhe sëmundjen koronare të zemrës, një faktor rreziku madhor për atakun e zemrës.

Për këtë arsye, është e rekomandueshme për të gjithë të rriturit për të matur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve të paktën një herë. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën dhe të ushtruarit, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë. Por, nëse nivelet e kolesterolit janë anormalisht të larta, mjeku duhet t’ju këshillojë rreth menaxhimit të kolesterolit.

Fondacioni i zemrës rekomandon që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare dhe mbi të duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve. Ato, të cilët janë më të rinj se 45 vjeç dhe kanë faktorë të tjerë rreziku për sëmundjen e zemrës, siç janë diabet-i ose historia familjare e kolesterolit të lartë, gjithashtu duhet të kontrollojnë rregullisht nivelet e tyre të gjakut–të paktën njëherë në vit.

Si mund të reduktohet kolesteroli?

Nivelet e yndyrave në gjak mund të reduktohen në mënyra të ndryshme. Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez, përmirësimi i dietës tuaj, rritja e nivelit të të ushtruarit, lënia e duhanit dhe reduktimi i konsumimit të alkool-it shpesh ndihmon.

Disa njerëz do të kenë nivele të larta kolesteroli pavarësisht dietës së mirë dhe të ushtruarit të shumtë. Për ato, mund të jetë e domosdoshme marrja e tabletave për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe për të reduktuar rrezikun e atakut të zemrës.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët

Gjumi: Këshilla për një gjumë të mirë

Të gjithë i dinë përfitimet e një gjumi të mirë gjatë natës. Por për disa, të fjeturit nuk është gjë e thjeshtë. Me rritjen e moshës, zakonet tona të të fjeturit ndryshojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve (por jo të gjithë) zbulojnë se ato ngrihen më herët sesa kur ato ishin të rinj dhe lodhen më shpejt në darkë. Kjo çon në shqetësime të panevojshme, që mund të rezultojnë në kërkimin e ndihmës për të fjetur, zakonisht në formën e konsumimit të tabletave të gjumit.

Fatkeqësisht, përdorimi i tabletave të gjumit në një bazë afatgjatë sjell probleme, siç është varësia, rritja e rrezikut të rënieve, konfuzion dhe vështirësi në dhënien e makinës.

Kërkuesit kanë treguar se marrja e tabletave të gjumit për më shumë se 10 netë rresht, mund të përkeqësojë vështirësitë e gjumit.

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë në përmirësimin e zakonit të gjumit.

  • Ngrihuni në të njëjtën orë çdo mëngjes, duke përfshirë fundjavat, edhe nëse keni bërë një gjumë të çrregullt gjatë natës;
  • Shmangni dremitjet gjatë ditës;
  • Gjeni një rutinë qetësuese, pranë kohës së gjumit, si p.sh. bërja e një dushi të ngrohtë;
  • Shkoni në krevat nëse jeni të lodhur;
  • Në krevat, mos lexoni ose shihni TV;
  • Nëse jeni akoma zgjuar pas 20 minutave që jeni përpjekur për të fjetur, zgjohuni dhe bëni diçka në dhomën tjetër;
  • Shmangni ushtrimet ose ushqimet e rënda, përpara se të shkoni për të fjetur;
  • Mos pini duhan ose alkool ose pije me kafeinë (çaj, kafe, kakao, koka-kola) vonë në darkë;
  • Jini aktiv gjatë ditës. Ushtrimet e rregullta përmirësojnë gjumin.

Nëse jeni nën zakonin e marrjes së tabletave të gjumit në një bazë të rregullt, pyesni doktorin rreth metodave të të ndihmuarit për t’i ndaluar. Mund të jetë e nevojshme ndalimi i marrjes së tyre gradualisht, duke patur nevojë për disa javë në mënyrë që t’i ndaloni plotësisht.

Çfarë duhet bërë lidhur me mungesën e pjellorisë sekondare?

Në qoftë se po përjetoni mungesën e pjellorisë sekondar-e, domethënë vështirësi për të mbetur shtatzënë me një fëmijë të dytë (apo të tretë), ja se çfarë këshillon ekspert-i:

Vizitohuni tek mjeku

Lloji i mjekut tek i cili vizitoheni, një obstetër gjinekolog apo një endokrinolog për riprodhimin, i cili specializohet për mungesën e pjellorisë, varet nga mosha juaj dhe sa kohë ju është dashur për të mbetur shtatzënë herën e parë. Sigurohuni që të mos humbni kohën me një mjek që nuk e merr problemin seriozisht. Disa obstetër gjinekologë kanë interes për pjellorinë, por në qoftë se një grua e ndjen se nuk po e dëgjojnë, atëherë ajo duhet të kërkojë menjëherë të vizitohet tek një endokrinolog i riprodhimit.

Mos prisni shumë gjatë

Sa më e vjetër të jeni aq më e vështirë është të mbeteni shtatzënë, pra vizitohuni sa më parë tek mjeku. Në qoftë se ju është dashur shumë kohë për të mbetur shtatzënë herën e parë, ju nuk duhet të prisni më shumë se disa muaj për t’u vizituar dhe në qoftë se jeni mbi 35 vjeç, jo më shumë se gjashtë muaj.

Siguroni mbështetje

Mos pjelloria sekondare mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale. Në qoftë se ndjeni se nuk ia dilni dot mbanë, bashkojuni një grupi mbështetës të mos pjellorisë. Në qoftë se nuk mundeni të gjeni një grup ku të mbështeteni, përpiquni të gjeni të paktën një person që është në të njëjtin hall me ju dhe bisedoni me të. Në qoftë se në dhomën e pritjes së mjekut shihni ndonjë grua me një fëmijë të vogël, atëherë bisedoni me të.

Edukoni njerëzit rreth jush

Shumica e njerëzve as që e dinë çfarë është mos pjelloria sekondare. Përveçse kur ju u tregoni atyre çfarë është ajo dhe si ata mund t’ju ndihmojnë, ata ka të ngjarë që t’ju zhgënjejnë. Bëni çfarë mundeni që të edukoni mjekun tuaj dhe njerëzit përreth jush lidhur me këtë ndjesi të humbjes. Kjo mund t’u ndihmojë të krijoni një rrjet mbështetës që do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë.

Kujdesuni për veten

Alkooli

Në shoqërinë perëndimore pirja e alkool-it është një pjesë e pranuar e jetës normale sociale. Disa studime kërkimore sugjerojnë që në sasi të vogla, ajo mund të ketë disa përfitime shëndetësore. Por kur përdoret me tepricë, alkooli është një shkak i madh i shëndetit të sëmurë dhe i problemeve sociale e të brendshme.

Alkooli prodhon efektet e tij duke hyrë në gjaku-n tonë. Shuma të vogla thithen nëpërmjet murit të gojës dhe linjës së stomaku-t, por shumica e alkoolit hyn në gjak përmes murit të zorrëve të vogla. Më pas alkooli mbahet në të gjitha pjesët e trupit. Kjo ndodh më shpesh nëse ju:

  • Pini pije të forta (si p.sh. uiski apo liker);
  • pini pije të gazuara (me gaz) pije të tilla si musht ose shampanjë;
  • Pini shpejt; ose
  • Pini me stomak bosh.

Trupi i shpëton alkoolit në mënyra të ndryshme. Pjesa më e madhe (rreth 90%) është e shkatërruar në mëlçi. Kjo merr rreth një orë për një pije standarde. Sasi të vogla të alkoolit janë gjithashtu të humbura në ajrin që ne nxjerrim, në djersën dhe në urinën tonë.

Nuk ka asnjë mënyrë për të përshpejtuar aftësinë e trupit që të heqë qafe alkoolin. Pirja e kafes, të bërit e një dushi të ftohtë dhe të vjellat nuk sjellin asnjë ndryshim.

Alkool-i prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Kjo varet nga personi (mosha, seksi, shëndeti i përgjithshëm, personaliteti dhe gjendja në atë moment), pija (fortësia, sa shpejt konsumohet, prania e ushqimeve apo drogave të tjera) dhe rrethanave (të qënit vetëm, në një festë, duke i dhënë makinës etj). Efektet e alkoolit mund të ndahen në efekte të menjëhershme dhe afatgjata.

  • Të menjëhershme - Efektet përfshijnë ndryshimin e ngadalësuar të aktivitetit mendor (në sjellje, gjykim dhe vetëkontroll), problem me sistemin e tretje-s (dhimbjet e stomakut dhe të vjellat) dhe ndryshime fizike si pafuqia dhe humbja e ekuilibrit.
  • Afatgjata – Efektet përfshijnë dëmtime të përhershme të trurit, dëmtim të mëlçisë për prodhimin e hepatitit dhe cerozës, ulçerë në stomak dhe dëmtime të pankreas-it që mund të shkaktojë dhimbje, kequshqyerje dhe komplikacion-e diabet-ike.
Planifikimi i shtatzënisë

Planifikimi i shtatzënisë nuk nënkupton që të nxitoni për në dyqanin më të afërt të fëmijëve. Do të thotë që të keni kujdesin mjekësor përpara mbetjes shtatzënë. Ju doni që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë, në mënyrë që kur të mbeteni shtatzënë, t’i jepni fëmijës tuaj fillimin më të mirë të mundshëm.

Kontrolli i para konceptimit

Hapi i parë do të jetë që të bëni një rrugë me partnerin tuaj për tek doktori për një vizitë para konceptimit. Kjo do t’ju mundësojë që të siguroheni që jeni në rregull me gjendjen tuaj shëndetësore dhe vaksinim-in. Duhet diskutuar ndonjë shqetësim që mund të keni rreth shtatzënisë dhe për të vendosur ndonjë ndryshim jetësor që duhet të ndërmerrni. Mjeku juaj do të jetë në gjendje për të marrë një vendim për shëndetin tuaj të përgjithshëm si edhe çdo aspekt të historisë tuaj mjekësore e familjare që mund të ndikojë në shtatzëni. Do t’ju pyesë nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, ashtu sikundër edhe bimë ose suplemente, pasi këto mund të duhet të ndryshohen para dhe pas konceptimit.

Nëse ju si një mama e ardhshme, keni një gjendje mjekësore siç është: diabet, astmë, lupus eritematoz ose presioni të lartë gjaku, është e rëndësishme që të siguroheni që gjendja të jetë nën kontroll përpara se të ngeleni shtatzënë. P.sh. gratë me diabet duhet të sigurohen që ato kanë një kontroll të mirë të nivelit të sheqerit në gjak gjatë kohës së konceptimit, pasi kjo zvogëlon rrezikun e fëmijës për të patur një anomali kongjenital-e.

Ilaçet kontraceptive

Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive, por jeni duke programuar që të mbeteni shtatzënë, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të përdorni një metodë kontracepsion-i, siç është: prezervativi ose diafragma, për disa muaj para përpjekjes për konceptim. Kjo do t’i japë trupit tuaj kohën që i duhet për të rivendosur ekuilibrin hormonal normal. Mund të duhen disa muaj derisa periodat të kthehen të rregullta.

Stërvitja