Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Fshikëza e shkarë

Fshikëza është një organ i zgavruar në pelvis i cili depoziton urinën. Presioni i krijuar kur fshikëza mbushet me urinë shkakton nevojën për të urinuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga fshikëza dhe del jashtë trupit nëpërmjet ureter-it.

Tek gratë, pareti i përparmë i vaginës mbështet fshikëzën. Ky paret mund të dobësohet apo të lëshohet me kalimin e moshës. Një stres i konsiderueshëm trupor siç është lindja e një fëmije mund të dëmtojë këtë pjesë të paretit vaginal. Në qoftë se ai keqësohet, fshikëza mund të shkasë, në kuptimin që nuk mbështetet më në paretin e vaginës dhe bie në vaginë. Kjo mund të shkaktojë probleme, si vështirësi në urinim, siklet dhe mospërmbajtje nga stresi (rrjedhje të urinës të shkaktuar nga teshtitja, kolla dhe tendosja).

  • Fshikëzat e shkara (të quajtura edhe cistocelë ose fshikëza të rrëzuara) ndahen në katër gradë, bazuar në atë se sa shumë fshikëza bie në vaginë.
  • Grada 1 (e butë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.
  • Grada 2 (e moderuar): Fshikëza bie mjaft sa që arrin hapjen e vaginës.
  • Grada 3 (e rëndë): Fshikëza zgjatet nga trupi përmes hapjes vaginale.
  • Grada 4 (e plotë): E tërë fshikëza zgjatet plotësisht jashtë vaginës, zakonisht e shoqëruar me forma të tjera të shkarjes së organeve të legenit.

Fshikëzat e shkara zakonisht shoqërojnë menopauzë-n. Para menopauzës, trupi i gruas krijon hormonin e estrogjenit, që ndihmon të mbahen të fortë muskujt e vaginës dhe ata rreth saj. Trupat e grave pushojnë së krijuari shumë estrogjen pas menopauzës dhe këta muskuj priren të dobësohen si rezultat i kësaj.

Shkaqet e një fshikëze të shkarë

 Faktorët e mëposhtëm zakonisht shoqërohen me shkaqet e një fshikëze të shkarë:

  •  Lindja e fëmijëve: Ky është shkaku më i zakonshëm i një fshikëze të shkarë. Procesi i lindjes është stresues për indet dhe muskujt vaginal, që mbajnë fshikëzën e një gruaje.
  • Menopauza: Estrogjenet, hormone që ndihmojnë që të ruhet forca dhe shëndeti i muskujve në vaginë, nuk prodhohen pas menopauzës.

Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht pas infarkt-it të miokardit (infarkt i miokardit) dhe anestezi lokale.

Kundërpërdorimet

Çrregullimet sinoatriale, të gjitha shkallët e blloqeve atrio-ventrikulare, depresion i rëndë miokard-ial; porfiri.

Efektet anësore

Marrje mendsh, parestezi ose përgjumje (veçanërisht nëse jepet shpejt injeksioni); konfuzion, depresion respirator dhe konvulsion; hipotension dhe bradikardi (mund të çojë deri në arrest kardiak); janë raportuar edhe raste të reaksioneve të mbindjeshmërisë.

Dozimi

Me injeksion intravenoz tek pacientët pa ndonjë dëmtim të madh cirkulator (qarkullues) jepen 100 mg në bollus gjatë disa minutave (50 mg tek pacentët e lehtë ose tek pacientët me dëmtim më të rëndë cirkulator), të vazhdohet menjëherë me infuzion të lidokain-ës 4 mg/min gjatë 30 minutave duke i dhënë nga 2 mg/min për 2 orë, pastaj nga 1mg/min; të reduktohet edhe më koncentrimi nëse dhënia e infuzionit zgjat edhe mbas 24 orësh (monitorimi me EKG dhe këshillat e specialistit për infuzion janë të nevojshme).

Dozat dhe format farmaceutike

Aritmia:

Injeksion: 20 mg/mL 2mL amp, 5 mL amp, 10 mL amp, 20 mL amp.

Infuzion: 1 mg/mL dhe 2 mg/mL në glukozë 5% 500 mL.

Anestezik:

Tretësira për injeksion: 0.5%, 1%, 2%.

Xhel: 2%.

Përdorimet

Hipnotizëm, status epileptik, abstinencë nga alkool-i, qetësim gjatë anestezi-së lokale.

Kundërpërdorimet

insuficiencë akute pulmonar-e, tek alkoolistët që vazhdojnë të pijnë.

Efektet anësore

Kongjestion dhe irritim nazal; dhimbje koke; reaksione në lëkurë (më rrallë); tek infuzion-et I.V.(venoze) tromboflebit i lokalizuar; takikardi dhe rënie kalimtare e presionit së gjakut.

Dozimi

Në pagjumësi të theksuar, tek të rriturit, 1-2 kapsula ose 5-10 mL shurup para gjumit.

Në agjitim, nga 1 kapsulë ose 5 mL shurup, 3 herë në ditë.

Abstinencë nga alkooli fillimisht 2-4 kapsula, pastaj:

– ditën e parë 9-12 kaps. të ndarë në 3-4 doza.

– ditën e dytë 6-8 kaps. në 3-4 doza.

– ditën e tretë 4-6 kapsula në 3-4 doza, pastaj doza zvogëlohet gradualisht me trajtim maksimal 9 ditor.

Në anestezi lokale, infuzion I.V. si tretsirë 0.8% të edisilatit të klormetiazolit; për induksion 200 mg/min në 1-2 minutat e parë pastaj dozë mbajtëse 8-32 mg/min.

Në status epileptik, si tretësira 0.8% fillimisht, 40-120 mg/min deri në maksimum  320-800 mg /min; nëse ka nevojë mund të vazhdohet (në bazë të përgjigjes së pacientit) me rëndom 4-8 mg/min.

Tek fëmijët: fillimisht 80 mcg/kg/min pastaj doza rritet çdo 2-4 orë derisa të ndalen konvulsion-et.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 192 mg.

Shurup: 250 mg/5 mL.

Infuzion I.V: 0.8% (8 mg/mL), 500 mL.

anatomia e syrit

Kornea është pjesa transparente në fillim të syrit që mbulon beben e syrit dhe iris-in (pjesa e syrit që është me ngjyrë). Dëmtimet në kornea janë të zakonshme dhe mund të përfshijnë gërryerje (kruajtje), gërvishtje (prerje të dhëmbëzuara) ose plagë nga trupa të jashtëm.

Shkaqet e dëmtimeve korneale

Gërryerjet korneal-e shkaktohen zakonisht nga fërkimi i syve, thonjtë, degët e pemëve, objektet e hedhura në sy dhe lentet e kontaktit. Gërvishtjet shkaktohen zakonisht nga objektet e mprehta si p.sh. lapsat ose kaçavidat. Trupat e jashtëm mund të përfshijnë pisllëk, materiale të drunjta, metal ose copëza xhami.

Simptomat e dëmtimeve korneale

Simptomat mund të përfshijnë:

  • Njomje dhe irritim të syve;
  • Një ndjesi sikur keni diçka brenda syrit;
  • Dhimbje në sy;
  • Shikim të mjegullt; dhe
  • Ndjeshmëri ndaj dritës.

Shumica e këtyre dëmtimeve janë relativisht të vogla dhe me trajtimin e duhur do të shërohen pa patur ndonjë problem të rëndësishëm afatgjatë.

Me raste, gjithsesi, dëmtimet e veçanërisht ato që vijnë nga trupat e mprehtë të jashtëm, mund të futen në shtresat më të thella të syrit. Këto dëmtime penetruese të syrit janë më të rrezikshme dhe mund të sjellin humbjen e shikimit.

Trupat e jashtëm që ruhen në kornea mund të shkaktojnë infeksion dhe fragment-et e metalit mund të shkaktojnë pezmatim të përhershëm dhe defekte afatgjata në sipërfaqen korneale nëse nuk trajtohen.

Diagnoza

Në fillim do të kontrollohet niveli i shikimit tuaj dhe pastaj mjeku do të bëjë ekzaminimin e syve. Zakonisht përdoret një mikroskop specifik ose ndonjë instrument tjetër zmadhues.

Pikat në sy që përmbajnë një bojë (fluorescein) mund të përdoren për të ndihmuar në shfaqjen më të lehtë të dëmtimeve korneale.

Nëse dyshohet një dëmtim në sy nga një trup i jashtëm duhet të drejtoheni mënjëherë tek një okulist (specialist i syve) dhe mund të kërkohet për t’u bërë edhe një CT ose MRI.

Trajtimi i dëmtimeve korneale