Si duhet shtyrë gjatë lindjes: A duhet që trupi t’ju drejtojë juve?

A ka më shumë se një mënyrë për të shtyrë?

Po, ka dy qasje shumë të ndryshme për shtytjen, presionin që nënat ushtrojnë në përgjithësi në mënyrë që të ndihmojnë foshnjat e tyre të zhvendosen nëpër kanalin e lindjes gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes (fazës së shtytjes).

Njëra është metoda e praktikuar gjerësisht, e quajtur shtytje e trajnuar ose e drejtuar, në të cilën nëna drejtohet të fillojë të shtyjë sapo që të jetë hapur plotësisht, pavarësisht nëse ndjen apo jo nevojën për të peshuar mbi veten. Gjithashtu, juve u jepen udhëzime se si të shtyni.

Qasja alternative, shpesh e preferuar nga mamitë, njihet si shtyrje spontan-e. Kjo metodë kërkon që ju të ndiqni prirjen natyrore të trupit tuaj, duke shtyrë atëherë kur ndjeni që jeni gati dhe në çfarëdo mënyre që konsiderohet e duhur nga ana juaj.

Shtyrja e trajnuar është një praktikë e rëndomtë në shumicën e spitaleve. Por disa ekspert-ë thonë që mjekët duhet ta rishikojnë këtë qasje gjatë studimit duke sugjeruar që në shumë raste, praktika nuk ka avantazhe për nënën ose fëmijën, dhe në fakt mund të jetë e kundërta.

Si trajnohet shtytja?

Në shumicën e rasteve, një infermiere specialiste për dhimbjen e lindjes e drejton këtë trajnim. Zakonisht juve u kërkohet të merrni frymë thellë në fillimin e çdo shtrëngimi dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni sa më shumë presion poshtë, ndërsa infermierja numëron deri në dhjetë (disa nëna thonë se ndjejnë sikur kanë një lëvizje të zorrëve). Pastaj ju bëni një frymëmarrje tjetër të shpejtë dhe e mbani deri sa të numëroni deri në dhjetë, duke synuar që të bëni tre shtytje për çdo shtrëngim.

Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten