Përdorimet

Aritmi ventrikular-e; takiaritmi (fibrilacion atrial) paroksizmale (paroksizëm) super-ventrikulare të cilat përfshijnë fibrilacion ose flateri atrial dhe takikardi paroksizmale rihyrërse të cilat përfshijnë nyjen AV ose rrugët ndihmëse, në të cilat terapia standarde është joefektive ose e kontraindikuar.

Kundërpërdorimet

Insuficienca e zemrës, shock kardiogjenik (përveç e induktuar nga aritmi-a), bradikardi e rëndë, çrregullimet e elektrolite-ve, sëmundjet e rënda obstruktive respirator-e, hipotension i zhvilluar; miastenia gravis; të shmanget në disfunksion-et e nyjes sinus-ale nëse nuk rregullohet ritmi në mënyrë adekuate, defektet e përçueshmërisë atriale, shkalla e dytë ose më e lartë e bllokut AV, blloku i i tufzës së degës ose blloku distal.

Efektet anësore

Efektet antimuskarinike përfshirë konstipacion-in, të parit e turbullt dhe goja e thatë; janë raportuar: marrje mendsh, pështirosja dhe vjellja, lodhja, shija e idhët, diarre-a, dhimbje koke dhe reaksionet alergji-ke të lëkurës; hipotension postural posaçërisht tek të vjetrit; bradikardi, blloku sinoatrial, atrio-ventrikular ose intra-ventrikular; efektet aritmogjene (proaritmikë); rrallëherë reaksione të mbindjeshmërisë (kolestazë, çrregullimet gjaku, lupus eritematoz), konvulsion; është raportuar gjithashtu edhe mioklonus.

Dozimi

Për pacientët mbi 70 kg fillimisht jepen nga 150 mg tri herë në ditë mbas ushqimit nën mbikëqyrjen me EKG në spital dhe duke kontrolluar shtypjen e gjakut (nëse intervali QRS është i prolonguar-zgjatur- më shumë se 20% të reduktohet doza ose të ndërpritet dhënia e dozës përderisa EKG të mos vijë në suaza të kufijve normal); mund të rritet doza në intervale më së paku 3 ditore deri në 300 mg nga dy herë në ditë, dhe nëse është e nevojshme deri në maksimalisht 300 mg tri herë në ditë; tek pacientët nën 70 kg të reduktohet doza. Të moshuarit mund të kenë përgjigje terapeutik-e me doza më të vogla.

Dozat dhe format farmaceutike

Tableta: 150 mg, 300 mg.

Injeksion: 3.5 mg/mL 10 mL amp.

Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht mbas infarkt-it të miokardit (infarkti i miokardit); takikardi atrial-e.

Kundërpërdorimet

Blloku i zemrës, insuficienca e zemrës, hipotension; lupus eritematoz sistemik; torsades de pointes nuk është indikacion për dhënie; laktacion.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, diarre, urtikarie, ethe, depresion i miokard-it, insuficiencë e zemrës, sindrom i ngjashëm me lupus eritematoz, mbas trajtimit të agranulocitozë-s; janë raportuar edhe psikozë dhe angioedemë.

Dozimi

Me injeksion intravenoz (shpejtësia e dhënies nuk duhet të kalojë 50 mg/min), 100 mg me monitorim të EKG, të përsëritet në intervale kohore prej 5 minutash derisa të arrihet kontrollimi i aritmisë; doza maksimale 1 g.

Me infuzion intravenoz jepen 500-600 mg gjatë 25-30 minutash me monitorim të EKG, dhe duke vazhduar me shpejtësi të dhënies prej 2-6 mg/min, dhe pastaj nëse është e nevojshme trajtimi oral si më lartë duke filluar 3-4 orë mbas infuzionit.

Dozat dhe format farmaceutike

Tableta: 250 mg.

Injeksion: 100 mg/mL 10 mL amp.

Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht mbas infarkt-it të miokard-it (infarkt i miokardit).

Kundërpërdorimet

Bradikardi, shock kardiogjenik; shkallë e lartë e bllokut AV (përderisa nuk është vendosur pacemaker).

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, konstipacion; bradikardi, hipotension, fibrilacion atrial, palpitacione, defekte në përçueshmëri, ekzacerbim i aritmive, torsades de pointes; përgjumje, konfuzion, çrregullime psikiatrike, disartri, ataksi, parestezi, nistagmë, tremor; janë raportuar: verdhëz, hepatit dhe çrregullime gjaku.

Dozimi

Doza fillestare është 400 mg (mund të rritet deri në 600 mg nëse gjithashtu jepen an-algjez-ikët opioidë) duke vazhduar mbas 2 orësh edhe me 200-250 mg. Dozimi i zakonshëm është 3-4 herë në ditë. Me injeksion intravenoz jepen 100-250 mg me shpejtësi të dhënies prej 25 mg/minut me monitorim të EKG duke vazhduar me infuzion të tretësirës 0.1% gjatë 1 ore, 125 mg/orë gjatë 2 orësh dhe pastaj me nga 500 mikrogram në minutë.

Dozat dhe format farmaceutike

Kapsula: 50 mg, 200 mg.

Injeksion: 25 mg/mL 10 mL amp.

Përdorimet

Aritmi ventrikular-e posaçërisht pas infarkt-it të miokardit (infarkt i miokardit) dhe anestezi lokale.

Kundërpërdorimet

Çrregullimet sinoatriale, të gjitha shkallët e blloqeve atrio-ventrikulare, depresion i rëndë miokard-ial; porfiri.

Efektet anësore

Marrje mendsh, parestezi ose përgjumje (veçanërisht nëse jepet shpejt injeksioni); konfuzion, depresion respirator dhe konvulsion; hipotension dhe bradikardi (mund të çojë deri në arrest kardiak); janë raportuar edhe raste të reaksioneve të mbindjeshmërisë.

Dozimi

Me injeksion intravenoz tek pacientët pa ndonjë dëmtim të madh cirkulator (qarkullues) jepen 100 mg në bollus gjatë disa minutave (50 mg tek pacentët e lehtë ose tek pacientët me dëmtim më të rëndë cirkulator), të vazhdohet menjëherë me infuzion të lidokain-ës 4 mg/min gjatë 30 minutave duke i dhënë nga 2 mg/min për 2 orë, pastaj nga 1mg/min; të reduktohet edhe më koncentrimi nëse dhënia e infuzionit zgjat edhe mbas 24 orësh (monitorimi me EKG dhe këshillat e specialistit për infuzion janë të nevojshme).

Dozat dhe format farmaceutike

Aritmia:

Injeksion: 20 mg/mL 2mL amp, 5 mL amp, 10 mL amp, 20 mL amp.

Infuzion: 1 mg/mL dhe 2 mg/mL në glukozë 5% 500 mL.

Anestezik:

Tretësira për injeksion: 0.5%, 1%, 2%.

Xhel: 2%.

Përdorimet

Mposhtje e takikardi-ve (rritje e nr. të rrahjeve) super-ventrikulare dhe aritmi-ve (çrregullime të ritmit) ventrikular-e.

Kundërpërdorimet

Blloku i zemrës.

Efektet anësore

Shiko tek prokainamid-i; aritmi ventrikulare, trombocitopeni (ulje e trombociteve), anemi hemolitik-e, rrallëherë hepatit granulomatoz, cinhonizëm.

Dozimi

Sulfat kinidin 200-400 mg nga 3-4 herë në ditë .

Shënim: Sulfat kinidin 200 mg = Bisulfat kinidin 250 mg.

Përdorimet

Aritmi (çrregullim i ritmit) ventrikular-e sidomos të atyre pas infarkt-it të miokard-it (infarkt i miokardit) dhe të aritmive super-ventrikulare.

Kundërpërdorimet

Pacientët më ndjeshmëri të lartë në bar, sindromi i sinus-it (sinusit) të sëmurë, shkalla e 2-të dhe e 3-të e bllokut të zemrës në mungesë të pacemaker-it, shock kardiogjenik dhe insuficiencë e rëndë kardiake e pa kompensuar.

Efektet anësore

Hipotension, tharje goje, turbullim i të parit, retenë e urinës, psikozë akute, ikter kolestatik, hipoglikemi.

Dozimi

Me rrugë  oral-e (nga goja): 300-800mg në ditë në doza të ndara,

I.V (venoze): 2 mg/kg masë, ngadalë për një kohë të paktën 5 minuta, deri në një dozë maksimale prej 150 mg. Pas kësaj menjëherë vijohet ose me 200 mg oralisht e pastaj më 200mg, çdo 8 orë ose me 0.4 mg/kg në orë. Me perfuzion në venë: në orën e parë 300 mg dhe pastaj 800 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 100 mg, 150 mg.

Injeksion: 10 mg/mL në ampulë 5mL (si fosfat).